“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Reshjet intensive të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje të mëdha në fshatin Murqinë në Fushë-Krujë, duke pushtuar dhjetëra hektarë tokë.
Megjithatë krahasuar me dy ditë më parë, situata duket më e qetë për shkak se reshjet nuk kanë qenë shumë intensive, po ashtu edhe lumi i ishmit ka pasur rënie të nivelit të ujit.
“Kam ikur kam marrë shtëpi me qira për shkak të përmbytjeve”, shprehet një banor.
Kjo hekurudhë që shihni është e vetmja rrugë kalimi për banorët e një lagjeje të fshatit Murqinë. Ata madje kanë hapur edhe shtigje midis shkurreve, për shkak se rruga kryesore ku ata kalojnë në përditshmëri është e bllokuar.
Situata paraqitet problematike edhe në Bulqizë. Rruga që lidh qytetin e ri me qytetin e vjetër vijon të jetë e bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Rehabilitimi dhe pastrimi i kanalit kullues, nuk e shpëtoi dot Bulqizën nga përmbytjet.
Në rrethin e Bulqizës, bllokim të rrugëve ka pasur edhe në disa zona rurale.
Top Channel