E martë, 18 Gusht 2020
14:23
OEAK: Bizneset kërkojnë zbatimin sa më të shpejtë të masave të rimëkëmbjes ekonomike

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një konferencë virtuale me Zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri, në të cilën u diskutua e ardhmja e ekonomisë së Kosovës, me theks të veçantë në rimëkëmbjen nga pandemia COVID-19. Gjatë këtij diskutimi përfaqësuesit e bizneseve anëtare të Odës Amerikane patën mundësinë të shpalosnin shqetësimet e tyre dhe të ofronin rekomandime përkatëse për përkrahjen e nevojshme nga Qeveria.

14:21
Avokati i Popullit pranon ankesën e FSSHK-së për shtesën 300 euro në paga

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka akuzuar serish Qeverinë e Kosovës për diskriminim e stafit mbështetës shëndetësorë në lidhje me shtesën 300 euro në paga.

14:21
A do funksionojë kura e shekullit XIX edhe me COVID-19-ën?

Kompania me qendër në SHBA, “Plasma Technologies LLC” ka nënshkruar një kontratë prej 750 mijë dollarësh me Departamentin e Mbrojtjes për të zhvilluar teknologji plazmatike konvulsive COVID-19.

14:13
Me maska të personalizuara dhe elegancë, Tirana niset drejt Champions-it!

Tirana ka mbërritur në Gjeorgji ku këtë të mërkurë do të luajë përballë Dinamos së Tbilisit në raundin e parë kualifikues të ligës së Kampioneve.

14:09
Deklarata e Metës, Veliaj: Lajm i mirë, ai ka jo vetëm lekët, por dhe historinë e tij të 7 përqindëshit për ta mbajtur gjallë këtë medie

Presidenti Ilir Meta njoftoi sot një nga projektet e reja të tij, atë të themelimit të një mediaje të re transparente në Shqipëri, që do luftojë korrupsionin.

13:38
Foshnje e pajetë në një kosh mbeturinash tek “Ali Demi”/ Ishte futur brenda një kutie kartoni, u zbulua nga…

Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në një kosh mbeturinash, brenda një kutie të mbyllur kartoni është gjetur e pajetë një foshnje e porsalindur.

13:22
Ambasada shqiptare në Rumani: Shqipëria s’ndodhet në listën e vendeve me risk

Shqipëria nuk ndodhet në listën rumune të vendeve me risk të lartë epidemiologjik, për rrjedhojë, nuk është detyrim karantinimi apo vetizolimit.

13:19
NASA është duke ndjekur një anomali të çuditshme magnetike mbi Tokë

NASA po monitoron në mënyrë aktive një anomali të çuditshme në fushën magnetike të Tokës, përkatësisht një zonë të madhe me intensitet magnetik më të ulët në qiell midis Amerikës së Jugut dhe Afrikës Jugperëndimore.

13:17
“Të fillojë përgatitja për shtatorin”/ Shahini pro hapjes së shkollave, Manastirliu: Parakusht zbatimi i protokolleve të sigurisë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dolën në një konferencë të përbashkët sa u takon protokolleve dhe masave paraprake për hapjen dhe ecurinë e vitit të ri shkollor.

13:13
Temperaturat e larta & zemra!

Ardhja e stinës së verës shoqërohet me rritjen e temperaturave & ekspozimi i gjatë ndaj tyre, mund të shoqërohet me një sere problemesh shëndetësore.

13:05
Dhunoi ish-gruan dhe kundërshtoi policët, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan, pasi pengoi punonjësit e Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, ushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë.

12:55
Studimi e konfirmon: Koronavirusi edhe në piklat e përhapura në ajër prej të folurës!

Ka pasur shumë skepticizëm mbi përhapjen e koronavirusit me piklat që mbeten në ajër; OBSH-ja vetë tani vonë e konfirmoi këtë mundësi infektimi.

12:52
Lukashenko: Zgjedhje të reja, vetëm po të më vrisni!

“Zgjedhje të reja në këtë vend do të ketë vetëm po të më vrisni”, presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko e bëri deklaratën e fortë gjatë një vizite në një fabrikë të Minskut, ku njerëzit e fërshëllyen dhe një grup punëtorësh thirri njëzëri:” Largohu prej këtej”!

12:49
Dasma në një restorant në Tiranë, gjobitet me 1 milion lekë pronarja

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë pronaren e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

12:22
“Të themelojmë së bashku një media transparente”/ Meta thirrje gazetarëve: Mos u dorëzoni para presioneve

Përmes një postimi në Facebook, Ilir Meta u bëri thirrje gazetarëve të mos dorëzohen para presioneve të pushtetit dhe pronarëve, teksa i ftoi “të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me Përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti”.

12:12
Shtohen rastet/ Zelanda e Re: Virusi erdhi nga jashtë kufijve!

Zelanda e Re raportoi sot 13 raste të reja me koronavirus në krahasim me nëntë që ishin një ditë më parë.

12:09
Koronavirusi, OBSH: Po e përhapin më shumë të rinjtë pa simptoma!

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin e saj për ritmin e përhapjes së sëmundjes, që sipas saj, po përshkallëzohet prej personave të moshës 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk janë të vetëdijshëm se janë prekur nga koronavirusi.

12:06
Banka transferon gabimisht 176 milionë dollarë, fondi nuk ia kthen!

Gjiganti bankar amerikan Citigroup i ka kërkuar një gjykate federale të detyrojë fondin e investimeve Brigade Capital të kthejë 176 milionë dollarë të kaluar prej saj gabimisht.

11:55
Mbyllet Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore në Lushnje/ Shkak? Një punonjëse rezultoi pozitive

Pandemia Covid-19 ka sjellë mbylljen e Agjencisë së Sigurimeve Shëndetësore në Lushnje.

11:48
Qyteti ku nisi virusi/ Wuhan, festa pa maska e pa distancim!

Në Wuhan, qyteti ku e pati origjinën koronavirusi që ka gjunjëzuar botën, sot nuk ka nevojë as për maska e as për distancim social.

11:39
“I ka marrë koka erë”/ Michelle Obama sulmon ashpër Trump-in: Është presidenti i gabuar për vendin tonë

Michelle Obama e sulmoi ashpër presidentin amerikan Donald Trump, teksa demokratët përgatiten të kurorëzojnë Joe Biden-in si sfiduesin e tyre në betejën për Shtëpinë e Bardhë.

11:29
Angli, karantina/ Të adoptohet modeli “5 ditor” i Islandës!

Ministrave britanikë iu kërkua të heqin dorë prej masave të izolimit dyjavor, dhe në vend të kësaj, të adoptojnë “modelin islandez” pesëditor të karantinës.

11:25
Spiunonte për Kinën, arrestohet ish-zyrtari i CIA-s/ Rrezikon dënim të përjetshëm

Një ish-zyrtar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës është arrestuar në Shtetet e Bashkuara nën akuzën e spiunazhit për Kinën.

11:21
Lajm i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë/ Greqia do rinovojë lejet e qëndrimit edhe për ata që pasaporta u ka skaduar brenda këtij viti

Qeveria greke ka vendosur të lejojë rinovimet e lejeve të qëndrimit edhe për emigrantët, pasaportat e të cilëve kanë skaduar brenda vitit 2020.

11:02
“Shumica as s’e di që është infektuar”/ OBSH: Koronavirusi rrezik edhe për moshat e reja, nga 20-40 vjeç

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të martën se është e shqetësuar që përhapja e koronavirusit të ri është duke u regjistruar në mesin e personave të moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk kanë qenë të vetëdijshëm se kanë qenë të infektuar, çka përbën rrezik për grupet e ndjeshme.

10:57
OFL-ja “godet” në Elbasan dhe Berat! Këta janë 5 të piketuarit e radhës (EMRAT)

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, pesë shtetasve.

10:50
Vaksinimi antigrip falas, PD: Basha e propozoi që në korrik, strategjia e qeverisë e vonuar dhe gjysmake

Një ditë pasi ministrja e Shëndetësisë prezantoi strategjinë për përballimin e pandemisë në vjeshtë dhe dimër, duke njoftuar edhe fushatë vaksinimi falas për gripin e zakonshëm, kanë reaguar ekspertët e opozitës.

10:41
Konflikt në familje/ Godet gjyshin me thikë, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

Ajo çka mund të përfundonte në një ngjarje tragjike, për fat të mirë është parandaluar në kohë.

10:33
Vlorë/ Kapet peshku ton mbi 200 kilogramë (VIDEO)

Surprizë gjigante gjatë peshkimit!

10:24
Pamje nga Llogoraja/ E gjithë zona “pushtohet” nga mjegulla…

Pavarësisht stinës së verës, ku temperaturat janë të larta e ditët plot diell, Llogoraja të surprizon me ndryshimin klimatik.

10:19
Mbi 500 të shëruar për 3 ditë në Kosovë, 29 viktima

526 persona e kanë mposhtur koronavirusin brenda tri ditëve të fundit në Kosovë.

10:11
Rritja e rasteve me koronavirus, Evropa po shkon drejt mbylljes

Teksa rastet e të infektuarve me koronavirus vijojnë të rriten, vendet kanë filluar të vendosin kufizime të reja për parandalimin e Covid-19.

10:06
Një tërmet me magnitudë 6.6 godet Filipinet/ 1 person humb jetën, dëmtohen shtëpitë dhe rrugët

Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi Filipinet dhe për pasojë një person ka ndërruar jetë.

09:57
Mbi 35 mijë raste të reja/ SHBA-ja regjistron 445 vdekje nga koronavirusi

Shifra të larta të rasteve me COVID-19 vijnë nga Shtetet e Bashkuara e Amerikës.

09:54
Kreu i Komitetit Teknik në Itali: Të ndiqen rregullat, ose pas diskotekave do të mbyllen aktivitete të tjera

“Ose të ndjekim rregullat ose rrezikojmë të mbyllim bizneset e tjera pas diskotekave”.

09:50
Organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, gjobitet administratori i një subjekti në Dibër

Është ndëshkuar në Dibër me masë administrative, administratori i një subjekti, i cili organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

09:42
Ndërron jetë nga koronavirusi ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes

Ka ndërruar jetë nga Covid-19 ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku.

09:37
Momente emocionuese/ I riu u sëmur para dasmës me COVID-19, partnerja shkon në spital dhe martohet me të

Grace Leimann dhe Carlos Muniz, çift nga Texasi, SHBA kishin datën e martesës në mes të korrikut.

09:31
Kosova përgatitet për mësim online, Hoti: Do të jetë gjithmonë aktiv, mësuesit po trajnohen

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas një takimi me zëvendëskryeministrat, ministrin e Arsimit dhe ekspertët ka bërë të qartë se mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv për vitin e ri shkollor.

09:26
Kohë pandemie/ Gjobitet administratori i një lokali në Durrës, mbyllet aktiviteti i 1 subjekti në Krujë

Teksa vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, administratori i një subjekti në Durrës u ndëshkua me masë administrative, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

09:21
Vjedhja me dhunë e 4 emigrantëve/ Policia ndalon 2 të rinj në Korçë

Është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja e ndodhur më datë 02.08.2020, ku u vodhën me dhunë 4 emigrantë të paligjshëm dhe u plagos me mjet prerës njëri prej tyre.

08:00
Spiunonte për Kinën, arrestohet ish-agjenti i CIA-s

Një ish-agjent i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës(CIA) është arrestuar nën akuzën e komplotit duke spiunuar për Kinën.

07:51
Raporti/ 49.8 milionë fëmijë të prekur nga mbyllja e shkollave prej pandemisë, UNICEF: Të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm edukimi

Pandemia e COVID-19 solli mbylljen e shkollave në 20 vende dhe mbylljen e parashkollorëve në 19 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore. Kjo preku gjithsej 49.8 milionë fëmijë të moshës parashkollore dhe të shkollës së mesme të ulët, të cilët, kanë pasur semestrin e fundit shkollor shumë të çrregullt në prag të mbylljes së shkollave, ose nuk e kanë nisur fare atë semestër.

07:39
Merkel nuk ka biseduar me presidentin bjellorus, thotë qeveria gjermane

Qeveria gjermane e ka mohuar se kancelarja, Angela Merkel, ka biseduar me presidentin e Bjellorusisë, Aleyaksandr Lukashenka. Deklarata hedh poshtë pretendimet e Lukashenkas, i cili ka thënë se ka biseduar me Merkelin.

07:20
Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

06:58
Fakte të reja/ Ekspertët: Imuniteti ndaj COVID-19 nga 6 në 12 muaj

Fakte të reja kanë dalë në dritë rreth virusit vdekjeprurës, Covid-19. Doktor Scott Gottleib, një ish zyrtar i administratës së Ushqimit dhe Barnave tha se personat e prekur nga koronavirusi mund të fitojnë imunitet ndaj virusit që mund të shkojë deri në një vit.

06:27
Gjethet e rrushit/ Përdorimet kundër Reumatizmës

Gjethet e rrushit janë pjesë e pamohueshme e gatimeve më të shijshme mesdhetare. Ato janë tepër popullore në Shqipëri sidomos për dashamirësit e japrakut ose dollmasë. Por gjethet e rrushit kanë edhe përdorime të tjera mirëbërëse.

06:06
Fytyrë e thatë, mikse apo me yndyrë/ Si të kuptoni tipin e lëkurës tuaj

Keni menduar ndonjëherë se ç’lloj lëkure keni? Megjithëse mund të duket si një nga gjërat me rë thjeshta të kujdesit për veten, ky konstatim është kryesori për lëkurë të mirë. Kujdesi për lëkurën është sa një art aq dhe një shkencë më vete, por mos u frikësoni në fund të ditës është diçka që të gjithë mund të mësojnë.

05:45
Arsyet përse diabetikët duhet të përdorin vitaminën D

Në vitin 2019 autoritetet në vend konfirmuan 78 mijë pacientë me sëmundjen e diabetit. Sipas të dhënave, çdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 4,000 raste të reja me diabet. Vetëm gjatë vitit 2019, 8.6 përqind e 411 mijë qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, kanë rezultuar me diabet. 14.5 përqind janë identifikuar si pre-diabetikë, që tregon numrin e lartë të rasteve.

05:24
Zbuloni si të kujdeseni për lëkurën e acaruar nga maska

Mbajtja e maskës është kthyer në normë dhe këshillohet në vende publike për të ulur mundësinë e transmetimit të virusit COVID-19. Një ndër pretendimet që dëgjon më shpesh nga njerëzit që mbajnë maskën me detyrim është se ajo u shkakton probleme jo vetëm me frymëmarrjen por edhe me lëkurën.

05:05
SHBA-ja dhe Rusia bisedojnë për kontrollin e armëve bërthamore

Në Vjenë të Austrisë, zyrtarët rusë dhe amerikanë kanë filluar një raund të tretë të bisedimeve për çështjen e kontrollit të armëve bërthamore, pasi Traktatit i ri për Armët Strategjike i vitit 2010 (New START) përfundon në muajin shkurt të vitit 2021.

04:41
Kushner i bën thirrje Arabisë Saudite të normalizojë lidhjet me Izraelin

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, tha të hënën se do të ishte në interesin e Arabisë Saudite që të normalizojë lidhjet me Izraelin, ashtu siç vepruan Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo gjithashtu do të dobësonte ndikimin në rajon të armikut të tyre të përbashkët – Iranit, u tha Kushner gazetarëve gjatë një konference telefonike, raporton AFP.

04:20
Presidenti në fushatë në qendër të SHBA, me akuza kundër rivalit demokrat

Në të njëjtën ditë kur Partia Demokrate fillon kuvendin e saj, Presidenti Trump vizitoi zonat qendrore të vendit në vazhdën e fushatës së tij.

03:59
SHBA/ Pelosi, kthen ligjvënësit nga pushimet për të votuar për fondet e Shërbimit Postar

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi thirri ligjvënësit të kthehen përsëri në seancë nga një pushim veror, për të votuar mbi fondet për Shërbimin Postar të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Drejtori i ri i Përgjithshëm i Postës propozoi masa për uljen e kostove. Demokratët druhen se shkurtimi i shërbimeve ka për qëllim vonimin e shpërndarjes të fletëve të votimit me postë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

03:20
SHBA/ Rritje rekord e shitjes së armëve të zjarrit

Sipas një raporti të Institutit Brookings, në Shtetet e Bashkuara janë shitur afro 3 milionë armë zjarri që nga marsi, më shumë sesa në të njëjtën periudhë vitet e mëparshme. Raporti vë gjithashtu në dukje se njerëz që nuk kanë pasur kurrë më parë armë, tani duan t’i blejnë ato.

02:39
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate

Demokratët filluan të hënën Kuvendin Kombëtar, një aktivitet virtual katër-ditor, me delegatët të shpërndarë në të gjithë vendin, por që kanë të njëjtin synim, të ndihmojë ish-Nënpresidentin Joe Biden të fitojë ndaj Presidentit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

02:18
Sondazhi i CNN/ Reduktohet avantazhi i Biden

Është reduktuar avantazhi i Joe Biden ndaj Donald Trump në garën për shtëpinë e bardhë. Sipas një sondazhi të CNN, çifti Biden-Kamala Harris ka 50 për qind të mbështetjes ndërsa ai Trump-Mike Pence 46 për qind.

01:57
Pas Rusisë vjen Kina, patenton vaksinën e Covid-19

Kina, vendi nga ku edhe shpërtheu koronavirusi, konfirmon vaksinën e saj të parë të patentuar të koronavirusit. Vaksina e patentuar është prodhuar nga ekipi i ekspertit të sëmundjeve infektive Chen Wei. Më herët, në testimet e fazës së dytë të vaksinës kandidate u gjet se ajo ishte e sigurt dhe se shkakton reagim imunitar – tha rrjeti kinez CGNT.

01:36
Ekonomia e Japonisë/ Shënohet tkurrja më e madhe në histori

Ekonomia e Japonisë është tkurrur me nivelin më të lartë në historinë e saj, ndërkohë që lufton pandeminë e koronavirusit. Ekonomia e tretë më e madhe në botë është përballur me ulje të bruto-prodhimit të brendshëm për 7.8 për qind në periudhën prill-qershor, në krahasim me çerekun e kaluar.

01:13
Trajner dhe pronar i ri/ Newcastle, vjen koha e legjendave

Pasi perëndoi mes polemikave oferta prej 300 milionë paundësh për blerjen nga princi Saudit i kurorës, tani Njukasëll po fokusohet në afrimin e legjendave të klubit anglez, si mënyrë për të përmirësuar imazhin. Me një trajner të ri dhe aksionerë të fuqishëm, skuadra e Qymyrxhinjve synon të rikthehet në zonat e kupave europiane, e për këtë ka ë fokus një emër të veçantë.

00:54
Formula 1/ Hamilton vendos rekord, Vettel divorc me Ferrarin

Ulja e siparit të garës spanjolle në Formula 1 ritheksoi edhe njëherë diktatin e Ljuis Hemilton, kampionit në fuqi të botës që po shkon drejt rikonfirmimit në fron e po e bën këtë përmes numrave impresionues. Britaniku dominoi që nga dritat e startit e deri në flamurin me kuadrate në ndalesën iberike, duke çuar në 37 pikë diferencën me ndjekësit në renditjen e pilotëve.

00:25
Zgjedhjet, trajneri dhe politika, çfarë e pason humbjen 8-2 të Barcelonës?

Disfata e turpshme 8-2 që Barcelona vuajti në Ligën e kampioneve ndaj Bajernit ka hapur portat e ferrit në një nga skuadrat më të vlefshme dhe me më shumë tifozë në futbollin botëror. Në lojë përfshihen tani milionat nga sponsorët, rotacionet politike të një ekipi që simbolizon luftën për pavarësinë e Katalonjës, dhe zgjedhjet për presidentin e ekipit blaugrana, që po kërkohen me zë të fortë.

00:01
Zyrtare/ Nuk është Lacio, David Silva ndryshon destinacion

Ishte shumë pranë transferimit te Lacio, por David Silva ka ndryshuar destinacion tashmë në mënyrë zyrtare. Spanjolli është transferuar në Spanjë te Real Sociedad.Një vendim shumë i befasishëm nga mesfushori, i cili kishte arritur akord parimor me Taren për kontratë 3-vjeçare me 4 milionë euro në sezon e një sërë bonusesh të tjerë.

E hënë, 17 Gusht 2020
23:42
Inter 5-0 Shakhtar, ja notat e lojtarëve

Inter kaloi në finale të Europa League pasi mposhti me rezultatin 5-0 Shakhtar Donetsk. Zikaltrit do të përballen në finale me Sevillan.

23:29
Mbrojtësi belg e mbyll me futbollin e luajtur: Dua të përqendrohem te puna si trajner

Mbrojtësi i mirënjohur belg, Vincent Kompany vendosi t’i japë fund me futbollin e luajtur dhe t’i përkushtohet rrugës së trajningut, pasi është emëruar zyrtarisht si trajneri i parë i skuadrës së Anderlechtit.

23:01
Inter i “çmendur”/ Tifozët në “qiellin e shtatë”, zikaltërit kualifikohen në një finale pas 10 vitesh

Interi arrin në finale me anë të një festivali golash.

23:01
Emri+Fotot/ U ekzekutua me kallashnikov, ky është i riu që u vra sonte në Shkodër

Gledis Kraja, 23-vjeç, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

22:45
Drogë dhe skena intime më të dashurin 26-vjeçar/ Si e festoi Madonna 62-vjetorin (FOTO)

Madonna, mbretëresha e popit festoi dje 62-vjetorin e lindjes. Por, vitet për divën duket se kanë ndaluar, pasi ajo shfaqet në formë të përkryer në çdo dalje të saj publike.

22:28
Melania “refuzon” sërish Donald Trump, ja çfarë bën këtë herë (FOTO)

Në një video të publikuar në rrjete sociale, është fiksuar momenti kur Melania Trump refuzon të mbajë për dore presidentin.

22:05
‘Plas’ arma në Shkodër, vritet me kallashnikov një 23-vjeçar

SHKODËR- Një 23-vjeçar është vrarë me kallashnikovë në lagjen “Qafëhardhi”.

21:59
Përfundon pjesa e parë/ Interi me një këmbë në finale, Barella dhe Martinez vendimtarë (VIDEO)

Ka përfunduar me rezultatin 1-0 pjesa e parë e ndeshjes midis Interit dhe Shaktar Donetsk.

21:47
Lugina e Vdekjes në SHBA shënon temperaturën më të lartë në tokë me 54.4 gradë

Ajo që mund të jetë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në sipërfaqen e tokës prej 54.4 gradë C ose 130 gradë F, mund të jetë regjistruar së fundmi në parkun kombëtar të Luginës së Vdekjes në Kaliforni.

21:44
FOTO/ Po pozonte pa reçipeta, Bleona Qerreti e pëson rëndë, rrëshqet në…

Një foto-sesion i zakonshëm nuk shkoi siç pritej për këngëtaren Bleona Qerreti, e cila pësoi një incident në momentin që po pozonte.

21:42
Kosovë, thirrje për hapa të shpejtë për rimëkëmbje të ekonomisë

Oda Ekonomike e Kosovës bëri thirrje të hënën për tejkalimin e problemeve politike për të siguruar miratimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

21:23
Prekëse/ Dhëndri infektohet me COVID pak ditë para dasmës, nusja shkon në spital e martohet me të

Edhe pse në mes të një pandemie, Grace Leimann dhe Carlos Muniz, nga Teksasi i SHBA-ve, nuk e anuluan dasmën e tyre, por vendosën që atë ta zhvillonin në datën e përcaktuar.

21:22
Presidenti i Portugalisë shpëton dy gra të bllokuara në det

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, është lavdëruar si hero pasi ndihmoi në shpëtimin e dy grave që ishin në vështirësi në plazhin e Algarve kur kanoe e tyre u përmbys.

21:09
Presidenti Meta vlerëson ish-Presidentin, Rexhep Meidani me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”: Shembull i jashtëzakonshëm

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta vlerësoi sot, me rastin e 76-vjetorit të lindjes, ish-Presidentin e Republikës, Prof.Dr. Rexhep Meidani, me Dekoratën më të lartë, atë të“Flamurit Kombëtar”, me motivacionin:

21:03
Foto+emri/ Humb 62-vjeçari në Golem, familjarët apel për ndihmë: Kush e shikon të na kontaktojë…

Një 62-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej orës 8:00 të mëngjesit të 15 gushtit.

21:02
“Mbreti David”; Manchester City do të ndërtojë statujë të David Silva jashtë stadiumit Etihad

Kishim dëgjuar për Davidin e Michelangelos, por tashmë duket se do të kemi një tjetër statujë me këtë emër teksa skuadra angleze e Manchester City njoftoi sot planet për të nderuar mesfushorin magjik spanjoll David Silva me një statujë jashtë stadiumit Etihad me rastin e largimit të tij.

21:00
Tërmeti 5.2 ballë që shkundi Greqinë, sizmiologu flet për lëkundje të tjera të mëdha

Një tërmet me magnitude 5.2 ballë shkundi sot ishullin e Hydrës, në Greqi.

20:32
Katalogu i kafshëve ‘me fat’ që kanë si sozi ikonat e ekranit dhe muzikës

Një fjalë e urtë thotë se çdo njeri ka të paktën 7 sozi në botë, të cilat mund të jetojnë në cepa të ndryshëm të planetit, por duken njëlloj si ne.

20:32
Shokohen fansat, transformohet gruaja më e bukur në botë (FOTO)

Modelja mahnitëse Kelly Brook e ka pranuar se fansat janë të zhgënjyer nga pamja e saj së fundmi, madje kanë shkruar se ajo nuk është seksi.

20:30
Aurela Hoxha: Me partnerin do jetoja kudo, mami do bëhem…

Aurela Hoxha mbetet një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it. Me mbi 1 milion followers në Instagram, vajza seksi është shkëputur për një periudhë kohe nga Shqipëria duke jetuar në Spanjë… jo vetëm por me partnerin e saj.

20:24
Gjysmëfinalja Shaktar Donetsk-Inter, publikohen formacionet e të dyja skuadrave…

Inter-Shaktar Donetsk, mund të konsiderohet si ndeshja e mbijetesës për teknikun Antonio Conte.

20:14
Nga aksident me vdekje tek të dehurit në timon, ja sa persona u arrestuan gjatë fundjavës

Durrës – Kontrolle të shtuara gjatë fundjavës dhe gjatë gjithë ditës së sotme me radar e drager. Arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore 4 drejtues mjetesh.

20:12
Viti i ri shkollor/ Ministrja Shahini: Synojmë bankat shkollore. Por, vendimin e merr Task-Forca në varësi të ecurisë së pandemisë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi është shprehur mbi çështjen e fillimit të ri shkollor duke nënvizuar se vendimi mbi skenarin e tij do të merret nga Task-Forca për Koronavirusin në varësi të ecurisë së pandemisë:

20:08
Rusia thotë se po krijon vaksinën e koronavirusit për macet … dhe fermat e pellushit

Pas pretendimit për realizimin e vaksinës për pacientët me Covid-19, Rusia informon se po punon në krijimin e vaksinës së koronavirusit për të mbrojtur nga epidemia macet shtëpiake dhe industrinë vendase të pellushit të lundërzave.

20:06
Partitë e reja të 2021/ Ja kush do të hyjë në garën për parlamentin e ri

Mozaikut të partive politike në vend në garën elektorale të 2021 pritet ti shtohen disa subjekte të reja politike. Myslym Murrizi,  ka vendosur të shpallë  në vjeshte partinë e tij bashkë  me kolegët e opozitës se re. Nuk ka ende një emër për partine e tij, por profili tashmë  është gati.

19:51
Rregullat e udhëtimit për shqiptarët/ Greqia, Italia dhe gjermania kërkojnë analizën e koronavirusit

Disa vende të Europës ndryshojnë rregullat e hyrjes për qytetarët shqiptarë.

19:44
Emri/ Plagoset me armë zjarri një person në Fier

FIER-  Një 31 vjeçar është plagosur rreth orës 19:00 të së hënës në Patos, në afërsi të fushës së sportit.

19:42
OSBE kërkon vizitë në Bjellorusi, e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, pas protestave për zgjedhjet presidenciale

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) njoftonte sot në një deklaratë është është e shqetësuar për situatën pas protestave në Bjellorusi dhe ka kërkuar të jetë prezent në vend me kreun e saj rotacional, kryeminsitrin shqiptar Edi Rama.

19:42
Wanda Nara ngacmon tifozët, nxjerr fotot intime pranë stadiumit ‘San Siro’ (FOTOT)

Shumë tifozë të Interit, kanë akuzuar për largimin nga ekipi të ish-kapitenit të tyre, atë, gruan dhe menaxheren e Maruo Icardit, Wanda Nara-n.

19:19
Sytë pas nga e shkuara/ Rihapen “dritaret e verës” në Itali, përdoreshin shekuj më parë gjatë kohës së murtajës (FOTO)

Italia është një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi.

19:08
Foto-lajm/ Perëndimi i mrekullueshëm nga bregdeti shqiptar

Ditët e nxehta të gushtit kanë bërë që shumë pushues shqiptarë por edhe të huaj të zgjedhin që të kalojnë disa ditë në bregdetin tonë.

19:03
Nga Italia tek Kina/ Njoftimi i rëndësishëm për udhëtarët shqiptarë, kufizimet e shteteve në raport me regjimin e lëvizjes

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë

18:56
Ndërhyn helikopteri i Forcës Ajrore, shuhet zjarri në kodrat e Kasharit

Zjarri i rënë në kodrat e Kasharit në Tiranë është shuar vetëm pas ndërhyrjes së helikopterit të Forcës Ajrore.

18:50
FOTO + VIDEO/ Tronditëse, foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në koshin e mbeturinave

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kinë. Sipas raportimeve një foshnjë e porsalindur është gjetur i braktisur brenda një koshi mbeturinash në rajonin verior Ningxia.

18:46
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton rekomandime të reja për luftimin e pandemisë COVID-19

Ministria e Shëndetësisë është në proces të licencimit të institucioneve private shëndetësore për kryerjen e testeve për COVID-19.

18:40
Foto skandaloze nga Vuhan/ Festa masive e pishinës në ish-epiqendrën e koronavirusit

Imazhe shqetësuese kanë ardhur së fundmi nga Kina ku tregohen qindra notarë të rinj që festojnë ngjitur me njëri-tjetrin, në atë që quhet shpesh vendlindja e pandemisë së koronavirusit.

18:33
Kosovë/ Nesër mbyllet një segment i rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri tek udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim prej orës 08:00-12:00.