Mbyllja e kufijve këtë vit i shtyu njerëzit të eksplorojnë edhe malet. turizmi malor mori një hov në veri të vendit me kërkesa të shumta për luginën e shalës dhe shtegun Theth – Valbonë
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin tonë janë infektuar 164 persona të tjerë.
Komiteti i emergjencave për parandalimin e virusit Covid-19, në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në vlerësimin e gjendjes në 24 orët e fundit, konstaton rënie të infeksionit, ku nga 46 mostra të testuara vetëm tre raste kanë rezultuar pozitive dhe 4 pacient janë shëruar plotësisht.
Nëse shikon rrugët e Tiranës duket sikur covid 19 është larguar nga Shqipëria por në dy spitalet covid gjendja është e trishtë.
Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të dështuar në qeverisjen e brendshme dhe politikën e jashtme, 100 ditëshin e punës së qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.
Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumente të një tenderi që po zhvillon Kadastra, e drejtuar nga Artan Lame. Tenderi është i vogël, nën 8 milionë lekë të vjetra, ku Lame kërkon firmë private që të “Monitorojë dhe ndërtojë arkivën elektronike të medias”.
Një grua e re që ka prerë qëllimisht dorën e saj me një sharrë elektrike për të pretenduar dëmshpërblimin e sigurimeve prej rreth 1 milionë euro, është burgosur për tre vjet në Slloveni.
Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, po i shijojnë në maksimum momentet e veçanta krah njëri-tjetrit.
Skuadra e Arsenalit e ka nisur sezonin e ri me një fitore bindëse prej 0-3 kundër Fulhamit.
Edhe pse me ndjenjën e pasigurisë dhe përgjegjësinë e shtuar, sërish mësueset mezi kanë pritur të rikthehen në shkollë.
Të hënën pasdite (ora 18.00) rikthehet tryeza e negociatorëve politik te cilët do duhet te reflektojnë ndryshimet kushtetuese ne ligjin e ri zgjedhor.
Ish-sulmuesi i Milanit dhe Ukrahinës, Andriy Shevchenko ka folur rreth edicionit të ri garues të futbollit në Itali, Serie-A.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe drejtoritë për arsim të komunave, në konsultim me SBASHK-un dhe prindërit, i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
Ekspertët e sigurisë në vend ndajnë mendime të ndryshime lidhur me pikën 10 të marrëveshjes së arritur në Uashington në mes Kosovës dhe Serbisë.
Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me akuzat ndaj Qeverisë Hoti, për të cilën kanë thënë se ka bërë marrëveshje të cilat nuk referohen si kufijtë shtetërore të Kosovës.
Një 13 vjeçare nga fshati Verdovë i Pogradecit ka denoncuar bashkëfshatarin e saj 46 vjeçar pasi ishte abuzuar seksualisht prej tij.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 70 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Irani ka ekzekutuar një mundës të akuzuar për vrasje, raportojnë mediat shtetërore, duke sfiduar thirrjet ndërkombëtare që ai të kursehet nga këto dënime.
Katër persona e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore. Viktimat janë: një 64 vjeçar nga Shkupi, një 73 vjeçar nga Tetova, një 63 vjeçar nga Gostivari dhe një 71 vjeçar nga Prilepi.
Pas vendimit te Gjykatës qe la në “arrest shtëpie” gjyqtaren Mimoza Margjekaj, avokati mbrojtës e ka quajtur gjithë sa ka ndodhur një proces me prapavije politike duke thëne se vendimi për te është marrë jashtë Gjykatës.
Gjyqtarja Mimoza Margjeka është përplasur me policët, të cilët e kanë shoqëruar këtë mesditë për në Gjykatën e Posaçme, për t’u marrë në pyetje mbi akuzën për korrupsion.
Luftimet e Forcave Demokratike Siriane mbështetur nga një koalicion ndërkombëtar, me marrjen e Baghouz në Siri më 23 Mars 2019, shënuan rënien e Shtetit Islamik të cilit iu bashkuan edhe luftëtarë shqiptarë.
GJKKO ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për gjyqtaren Mimoza Margjeka.
Fondi i Zhvillimit të Katarit do të investojë në Tiranë plot 5 milionë dollarë për rindërtimin, me fokus shkollat dhe kopshtet, kontribut i Katarit në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.
Regjimi Iranian ka ekzekutuar të burgosurin politik Navid Afkari pasi e ka torturuar për ta detyruar të pranojë akuzat.
Disa çifte nga e gjithë bota kanë zbuluar përmes fotografive të publikuara online, se dashuria nuk ekziston vetëm në përralla, por edhe në jetën e përditshme.
Është shkruar shpesh se Era Istefi dhe Julian Perreta janë në një lidhje dashurie, por ata të dy asnjëherë nuk e përcaktuan se çfarë janë në të vërtetë.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Lalmit në Vaqarr, do të nisin këtë vit të ri mësimor në klasa të reja e moderne, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në qendër të Tiranës. Pas shkatërrimit të godinës nga tërmeti i 26 Nëntorit, shkolla është ringritur nga e para në kohë rekord, falë investimit të Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë.
Gjyqtarja Mimoza Margjeka është shfaqur shumë e tensinuar në seancën e sotme përpara trupës gjykuese që po vazhdon me dyer të mbyllura.
Bojkoti i sezonit 2020/21 të Kategorisë Superiore që ishte parashikuar të niste këtë fundjavë, do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të klubeve nga ana e qeverisë shqiptare.
Të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuara kanë mbushur baret dhe pub-et këtë fundjavë, pasi nga e hëna qeveria do të fusë në fuqi “rregullat e reja të rrepta” si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Policia e Tiranës ka ndaluar një 26-vjeçar dhe proceduar penalisht një vajzë 23 vjeçe, pasi akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë“.
Një raport i autopsisë ditën e djeshme zbuloi se aktorja e serialit “Glee”, Naya Rivera, kishte ngritur dorën teksa ishte në liqen për të kërkuar ndihmë kur aksidentalisht u mbyt gjatë një shtëtitje me varkë me djalin e saj 4-vjeçar në Kalifornia.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një 13-vjeçare është përdhunuar nga një 46 vjeç.
President i vendit, Ilir Meta ka kujtuar Azem Hajdarin në 22-vjetorin e vdekjes së tij duke vënë kurora lulesh në memorialin e ngritur në nder të tij në qendër të Tiranës.
Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumente të një tenderi që po zhvillon Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e drejtuar nga Artan Lame.
Detaje tronditëse janë zbuluar nga grupi hetimor për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një 13-vjeçare është përdhunuar nga një 46 vjeçar.
Kryedemokrati Lulzim Basha, këtë të shtunë ka kryer homazhet për 22 vjetorin e vrasjes së udhëheqësit të protestave anti-komuniste Azem Hajdarit.
Projekti i sistemit të furnizimit dhe termocentralit me gaz u proklamua si investim nga marrëveshja e 4 shtatorit në Washington, por i njëjti kishte nisur kohë më parë.
Në thellësi është një ndër zbavitjet që ofron Vlora për turistët.
Populli thotë “Gusht e gunë”. Gishti iku dhe gunë nuk do ketë as në shtator. Po përjetojmë një mot të nxehtë dhe të thatë.
Fshatrat Urakë dhe Rrajcë të bashkisë së Prrenjasit ndahen mes tyre nga aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë.
Ditën e sotme është përkujtuar 22-vjetori i vrasjes së liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990-1991 që çoi rënien e regjimit komunist në vendin tonë. Në nder të tij, në vendin ku po prehet u vendosën kurora me lule.
Pas skandaleve seksuale brenda ambjenteve të institucioneve arsimore, kryefjala e ministres së arsimit Besa Shahini ishte shtimi i psikologëve ne shkolla që ato të shndërrohen në hapësirë të sigurtë për fëmijët.
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë po pritet me interes të veçantë nga politika greke.
Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup migrantësh që po protestonin të shtunën në ishullin Lesbos.
Seanca e gjyqtares së hetuar nga SPAK, Mimoza Margjeka në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme ka nisur me tension.
Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për Arjan Rapi dhe Ethem Murataj, autorë të vjedhjes së kasafortave, si dhe detyrim paraqitje për dy bashkëpunëtorët Dorian Basha dhe Smajl Shkemza .
Deputetja shqiptare Rudina Hajdari ka kujtuar të atin e saj Azem Hajdarin në 22-vjetorin e vrasjes së tij.
Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në vendin tonë. Pas abuzimit seksual të një 46-vjeçari me një minorene në Pogradec, një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në Lushnje.
Përdorimi i dinarit serb në veri por edhe në zonat tjera të vendit, po i shkakton dëme buxhetit të shtetit të Kosovës miliona euro, pasi shitjet që bëhen përmes kësaj valute nuk deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Bella Hadid, një ndër modelet më të famshme në botë së fundmi është shfaqur me një kostum plot ngjyra edhe tani në vjeshtë.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka drejtuar një email për të gjithë anëtarët e Këshillit Politik, ku propozon një mbledhje të Këshillit Politik, ditën e hënë, në orën 18:00.
Në prag të hapjes së shkollave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një mesazh për nxënësit, mësuesit dhe prindërit duke i siguruar që strukturat shëndetësore janë në gatishmëri dhe duke kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve për të përballuar këtë sfidë.
Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale si “Rrëmbim personi”, “Përdhunim”, “Grabitje” dhe “Vjedhje”.
Më 14 shtator do të nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një prej fshatrave të Pogradecit, ku një 46-vjeçar është vënë nën prangat e policisë nën akuzën e “marrëdhënie seksuale me të mitur”.
KOLONJË- Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme pasi kishin kthyer në arsenal armësh banesën e tyre dhe qëlluan me armë zjarri në orët e vona të natës në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e marra nga vendet anëtare të BE-së për krizën e krijuar nga pandemia
5 persona janë vënë nën prangat e policisë këtë të shtunë për vepra të ndryshme penale.
DURRËS- Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë dhe janë vënë nën hetim 3 të tjerë gjatë 24 orëve në qarkun e Durrësit.
Tensionet në Detin Mesdhe për gërmimet për gazi po vazhdojnë. Franca dhe gjashtë vende të tjetra i bëjnë thirrje Turqisë të heqë dorë nga gërmimet. Por Ankaraja nuk do të dëgjojë.
Të ardhurat nga turizmi në Shqipëri shënuan vlerën 91 milionë euro në 6-mujorin e parë të vitit.
Një trupë gjykuese shpalli të enjten si të paligjshëm një udhëzim të Presidentit Donald Trump për të përjashtuar ata persona që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara nga përfaqësimi në Kongres me nisjen e procesit të ndarjes së vendeve për organin legjislativ.
Ambasadori amerikan në Bukuresht ka akuzuar kompaninë Huawei dhe ambasadën kineze për vazhdimin e “përpjekjes për të mashtruar popullin e Rumanisë” ndërsa akuzoi disa media rumune për publikimin e propagandës kineze.
Një 54-vjeçar i cili ishte në kërkim për vrasje në Fier, është arrestuar në Rinas, nga ku po tentonte të kalonte me identiteti të rremë, por u zbulua, pasi më herët kishte dhënë gjeneralitete të tjera duke bërë që punonjësit e Policisë të dyshonin për vërtetësinë e tyre.
Klima e nxehtë dhe ndonjëherë e lagësht e stinës së verës, përbën një faktor rreziku për marrjen e infeksioneve të ndryshme të lekurës, si një ndër shqetësimet më të shpeshta dhe më të përhapura të sezonit të plazhit. Uji i ndotur i detit apo pishinave, rëra e plazhit, shumë lehtë mund të shndërrohen në “burim” sëmundjesh për lëkurën.
Defiçiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkuar në më shumë se 3 trilion dollarë, një shifër rekord, e nxitur nga paketat e ndihmës për pandeminë e Covid-19.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar në profilin e tij në Facebook pamje nga ambienti ku mbahen ilaçet në QSUT.
Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët, pa rrezikuar reshje. Edhe gjatë fundjavës moti do të jetë i kthjellët pa rrezikuar reshje dhe me temperatura të larta.
Anthony Fauci, kreu i Institutit Amerikan të Sëmundjeve Infektive, tha se ai nuk pajtohet me vlerësimin e Donald Trump se vendi ka “ja hodhi” në lidhje me koronavirusin.
Ka fakte interesante mes shëndetit dhe pozicionit të gjumit. Këto fakte fillojnë që nga mirqenia e lëkurës e deri tek kockat. Një studim shpjegon se zakonet e këqija dhe pozocioni i gjumit mund ta bëjnë fytyrën tuaj me rrudha. Kjo u zbulua nga Dr. Kiran Loha, një mjek specialist i lëkurës i cili zbuloi se problemet e lëkurës lindin për shkak të pozicionit të gabuar të gjumit.
Shpendët dhe pula në veçanti është një nga mishrat më të konsumuar në Shqipëri. Mishi i pulës konsiderohet si një zgjedhje më praktike, ekonomike dhe e pasur ushqimore në krahasim me produktet e tjera shtazore. Më të rekomandueshme janë pulat e vendit. Kjo për faktin se pulat e importit kanë qenë shpesh pjesë e pasigurisë, veçanërisht rastet e fundit me pulat e Brazilit. Kur vjen puna tek përzgjedhja e mishit të pulës, konsumatori përballet gjithnjë me një dilemë.
Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia e mëngjesit ka një ndikim domethënës në shëndetin e trurit. Ky vakt ndikon në çlirimin e disa substancave që ngjallin ndjenja të mira dhe emocione pozitive. Studiuesit e Universitetit të Misurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuar të zbulonin ndikimin e vaktit të parë të ditës në mirëqenien e njeriut. Në studimin e tyre, ata u përqendruan tek gratë dhe vajzat, me qëllimin për të kuptuar se si mëngjesi ndikon në planet e tyre për mirëmbajtjen e peshës.
Sistemi imunitar është thelbësor për shëndetin e organizmit. Gjumi i mjaftueshëm, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.
Një studim i ri i Institutit Britanik për Hulumtime në Antarktidë ka zbuluar kanale të tjera, nën shtratin e detit atje, të cilat mbartin ujra të ngrohtë nga oqeani duke rritur potencialin për ngritjen e nivelit të detit.
Zjarret kanë djegur deri tani një sipërfaqe rekord prej 1 milion hektarësh në Kaliforni. Shteti i Uashingtonit po përballet me sipërfaqen e dytë më të madhe të djegur ndonjëherë. 500 mijë banorë kanë marrë paralajmërim ose urdhër për evakuim në Oregon, një shifër që përfaqëson 10% të popullatës së shtetit.
Megjithëse Jugu amerikan prej dekadash ka patur prirje republikane, Karolina e Veriut, të cilën Presidenti Donald Trump e fitoi në zgjedhjet e vitit 2016, shihet si një shtet fushëbetejë në garën presidenciale të nëntorit midis tij dhe kandidatit demokrat Joe Biden. Ndjekim një korrespondencë nga qyteti Sharlot i Karolinës së Veriut.
Një trupë gjykuese shpalli të enjten si të paligjshëm një udhëzim të Presidentit Donald Trump për të përjashtuar ata persona që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara nga përfaqësimi në Kongres me nisjen e procesit të ndarjes së vendeve për organin legjislativ. Vendimi i tre gjyqtarëve, i cili mund të apelohet në Gjykatën e Lartë, është një fitore për 38 shtete, qytete e ndarje më të vogla administrative, përfshirë disa organizata jofitimprurëse për të drejtat e emigrantëve, të cilat ankimuan udhëzimin më 21 korrik.
Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç në SHBA, sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, botuar në faqen e internetit të revistës mjekësore “JAMA”.
Bahreini u bë të premten një tjetër vend arab që pranon të normalizojë lidhjet me Izraelin si pjesë e një shtytjeje më të gjerë diplomatike nga ana e Presidentit Donald Trump dhe administratës së tij për ta integruar plotësisht shtetin hebre në Lindjen e Mesme. Presidenti Trump e njoftoi marrëveshjen pas një telefonate trepalëshe që kishte patur me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Mbretin e Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa. Të tre udhëheqësit publikuan gjithashtu një deklaratë të shkurtër të përbashkët me gjashtë paragrafë, ku e konfirmonin marrëveshjen.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Sokol Cikalleshi është bërë përforcimi më i ri i Koniaspor. Bomberi i kuqezinjve që u bë protagonist edhe në Ligën e kombeve me fitoren në Bjellorusi, do të luajë për dy vitet e ardhshme në skuadrën e Ligës turke.
Situata e koronavirusit është rënduar edhe në Izrael, deri në atë pikë sa po diskutohet rimbyllja e shtetit hebre për dy javë. Kjo do ta bënte vendin e parë që i kthehet karantinës.
Austria ka fuqizuar masat kundër pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratës së shteteve jugore të Bashkimit Evropian se do të hartojnë një listë sanksionesh kundër saj nëse nuk ulet në tryezën e negociatave për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale me Greqinë dhe Qipron.
Simon Dedvukaj ishte më i riu i tre shqiptarëve që humbën jetën 19 vjet më parë nga sulmet mbi Kullat Binjake në Nju Jork. Ai punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i mirëmbajtjes.
Në një periudhë afrimesh dhe largimesh, duket se edhe e ardhmja e Marcelo Brozovic është gjithnjë e më larg Milanos. Zërat për një lamtumirë të tijën ndaj Interit shumëfishohen, dhe duke i shtuar edhe ndonjë problem të vogël jashtë fushe, skuadra të ndryshme po bëjnë përpara duke u interesuar për mesfushorin kroat.
Erdhi te Milani në huazim një vjeçar nga Reali i Madridit, por sulmuesi 21-vjeçar i ka idetë e qarta për aventurën e tij me klubin kuqezi dhe këtë e bën të ditur që në intervistën e parë të dhënë për mediat italiane.
Arkadiuz Milik ka prishur çdo urë kontakti me Napolin dhe së fundi është lënë edhe jashtë grupit nga trajneri Gattuso, ndërsa tani pritet vetëm që të vijë një ofertë e mirë në drejtim të tij, për t’u larguar përfundimisht nga të kaltrit.
Mesfushori argjentinas Ever Banega i dha fund eksperiencës te Sevilla, pasi veshi fanellën e andaluzianëve për plot 5 sezone në dy periudha të ndryshme dhe numëron 238 ndeshje, ku ka shënuar 28 gola dhe ka dhënë 37 asiste.
Alessandro Florenzi ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka firmosur zyrtarisht me Paris Saint Germain. Kanë qenë vetë këta të fundit që kanë bërë edhe prezantimin zyrtar të futbollistit italian në rrjetet sociale zyrtare të klubit kampion të Francës.
Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.
Nuk është vetëm Tottenhami i Jose Mourinhos në garën për të firmosur me Gareth Bale. Sulmuesi uellsian i cili ka përfunduar jashtë planeve të Zinedine Zidane te Reali i Madridit me Los Blancos që po kërkojnë me të gjitha mënyrat ta heqin “qafe” madje janë të gatshëm ta lejojnë të largohet me 0 euro vetëm e vetëm për të mos i paguar pagën e kripur që Bale përfiton te Reali i Madridit.
Java e tretë e kampionatit francez startoi me përballjen mes Bordeaux dhe Lyon, takim ky që u mbyll në barazim pa gola, ndonëse në fushë u zhvillua një 90-minutësh shumë i luftuar dhe me raste për të dy skuadrat.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, edhe sot gjatë ditës ka vazhduar vizitat nëpër shkollat e kryeqytetit për t’u njoftuar me përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor.
Spektakli The Voice Kids në Belgjike ka një fituese shqiptare. Ajo është këngëtarja Gala Aliaj.
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën ‘5 maji’ në kryeqytet.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).