E martë, 23 Qershor 2020
15:36
Karantina e Pëllumb Kullës/ Gjatë izolimit në Shqipëri krijoi “diktatura e Parasë”

Këtë vit Pëllumb Kulla festoi 80 vjetorin. U ndera në vendin e tij. Kaloi këtu izolimin e është duke u kthyer përtej oqeanit pasi na la një botim të ri publicistik, e me humor sigurisht. Librin “Diktatura e Parasë”.

15:29
Rama në Fushë Krujë për rindërtimin/ Nis puna për infrastrukturën e lagjes së re për 1.100 banorët

Dy muaj me vonesë nga koha e premtuar, qeveria ka nisur punë për infrastrukturën ku do ndërtohet më pas lagje të re në pjesën veriore të Fushë Krujës për të akomoduar 1100 banorë të cilëve iu shembëm shtëpitë prej tërmetit të 26 Nëntorit.

15:25
Pritet miratimi i kreut të KLSH/ Kandidatura e zgjedhur nga Presidenti votohet të enjten në Kuvend

Pas tre kandidaturave të propozuara nga presidenti Ilir Meta e të rrëzuara më pas, shumica socialiste ka dhënë sinjalet e para pozitive për të votuar Arben Shehun si kreun e ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

15:21
Mjekja që provoi koronavirusin/ Flet nga karantina: U sëmur e gjithë familja

Ditën që mbaron zyrtarisht gjendja e fatkeqësisë natyrore shpallur nga qeveria, prej Koronavirusit, ne vendosëm t’ju përcjellim historinë e Nirvanës, mjeke familjeje.

15:13
Transporti në protestë/ Korçë, drejtuesit e mjeteve ndërqytetase me disa kërkesa

Unioni i Operatoreve të Transportit Publik njofton se nuk mund të rifillojë shërbimin pasi nuk mund të zbatojnë protokollin e sigurisë anti kovid i cili u shton kostot për të cilat kërkojnë rimbursim.

15:05
PD, propozim të tretë për formulën e trupave të KQZ-së: Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar…

Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme opozita jashtëparlamentare i ka dërguar mazhorancës propozimin e tretë  për formulën e përzgjedhjeve së trupës të Komisionit Qendror të ri të Zgjedhjeve.

14:57
​Rumani, shpallet alarm i kuq për përmbytje në shtatë rajone

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve, u dha një alarm i kuq për përmbytje në shtatë rajone në Rumani, ndërsa u dha një paralajmërim portokalli për vërshime ujore në 27 rajone, njoftoi sot Instituti rumun i Hidrologjisë dhe Menaxhimit të Ujërave.

14:54
10 rastet kur dukeshat kanë kopjuar Lady Diana-n (FOTO)

Lady Diana ishte një ikonë edhe në modë. Veshjet e saj kopjohen edhe në ditët e sotme, nga nuset e familjes Mbretërore dhe jo vetëm.

14:41
Kinën nuk e tremb koronavirusi, nis festivali i mishit të qenve

Kina nuk e ndal festivalin e qenve, pavarësisht pandemisë globale. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për ngjarjen vjetore në qytetin Yulin, e cila gjithmonë provokon zemërim nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

14:27
Luftë mes bandës së djemve të El Chapos dhe asaj të Caro Quinteros, disa të vrarë (FOTOT)

Të paktën 10 trupa të pajetë u gjetën në anë të një rruge në veriperëndim të Meksikës një ditë pas njër beteje të dhunshme mes bandave të karteleve të drogës. Sipas mediave meksikane, grupet rivale mendohet të ishin të djemve të El Chapo-s dhe të Rafael Caro Quintero-s.

14:24
Shqipëria njeh gjuhët e minoriteteve, projektvendimi: Ku janë 20% e popullsisë, tabelat e rrugëve në 2 gjuhë…

Shteti shqiptar po mendon qe te njohe zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit  vendor, aty ky komuniteti përbën 20% të popullsisë. Nëpërmjet një projektvendimi, i propozuar nga ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, parashikohet  ky ndryshim qe pritet t’i dërgohet se shpejti kuvendit te Shqipërisë.

14:21
Kapet “hajduti i televizorëve” në Durrës/ Tentoi të vidhte në një lokal, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi kryente vjedhje banesash. Mësohet se personi në fjalë kishte edhe precedent penalë të mëparshëm.

14:14
Pa shenja jete brenda makinës, pamjet e rralla nga aksidenti i Princeshë Dianës (FOTO)

Vdekja e Lady Diana tronditi jo vetëm familjen Mbretërore, por mbarë botën. Kur po mbushen 23 vite nga vdekja tragjike e saj, ende mbeten mister rrethanat e aksidentit të rëndë.

14:09
Milot Rashica objektiv i Milanit, Rangnick mund ta marrë për 16 milionë euro

Milot Rashica objektiv i Milanit në merkaton e verës. Sulmuesi “dardan”, pjesë e Werder Bremenit në Bundesligë, në fund të sezonit pritet të largohet nga klubi gjerman.

14:05
Haradinaj-Stublla dhe Minxhozi diskutojnë për dinamikën e re të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi, të cilin e ka falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në rrugëtimin e shtet-ndërtimit të Kosovës që nga çlirimi e në vazhdimësi. 

14:04
​Osmani kërkon të votohen marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani u ka bërë sot thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare duke thënë se për çështje të tilla të rëndësishme nuk duhet të ketë qasje selektive.

13:56
Francë/ Vandalizohet statuja e Volterit, Macron-i: Harrojeni, nuk e fshijmë historinë!

Dy statuja janë vandalizuar në Paris në mesin e lëvizjes globale për heqjen e monumenteve të lidhura me kolonializmin dhe skllavërinë.

13:54
​Gjermani, rikthehet kufizimi në një rajon për shkak të COVID-19

Gjermania njoftoi sot, për herë të parë, një rikufizim lokal lidhur me koronavirusin e ri, pas shfaqjes së një vatre kontaminimi në një thertore, ku janë zbuluar më shumë se 1.500 raste me COVID-19.

13:52
Koronavirusi, Ballkani/ Kufijtë e BE-së mund të mbeten të mbyllur

Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, pavarësisht rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që ato të hapen në këtë datë.

13:37
(Emrat) Vrasje, prostitucion, e trafik droge/ OFL ‘zbarkon’ në Fier, u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave

Astrit Gjoni, Shaban Zenaj, Petrit Sulejmani, Esat Mehmeti janë katër personat të cilët u duhet të vetëdeklarojnë burimin e pasurisë së tyre në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

13:20
​Johnson shpall lehtësimin e masave kundër COVID-19

Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet të njoftojë sot një lehtësim të mëtejshëm të masave të izolimit si pasojë e koronavirusit duke lejuar hapjen e klubeve dhe restoranteve nga 4 korriku.

13:17
Pretendonte se kishte fjetur me 20.000 gra, ndërron jetë regjisori i famshëm

Regjisori Joel Schumacher, i njohur për filmat “Batman Forever” dhe “Batman and Robin”, por edhe për arritje të shumta të tjera, adaptime filmash të muzikantëve dhe videove muzikore, ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.

13:15
Foto/ Disa prej tyre nuk njihen, si kanë ndryshuar aktorët e filmave gjatë viteve

A keni imagjinuar ndonjëherë se si dukeshin aktorët tuaj të dashur në rininë e tyre? Epo përgjigjen e keni në fotografitë e mëposhtme.

13:12
Dalin hartat e reja! Poshtë Zelandës fshihet kontinenti i zhdukur

Poshtë Zelandës së Re, shtrihet një kontinent i zhdukur në dyshemenë e detit.

13:04
Shifra të frikshme! Amerika Latine raporton mbi dy milionë të infektuar me COVID-19

Derisa bota e shikon me shqetësim teksa shfaqen shpërthime të reja të koronavirusit, në vendet që kanë vuajtur nga vala e parë e pandemisë, në Amerikën Latine, COVID-19 tashmë ka infektuar më shumë se dy milionë njerëz

13:02
Shokon gazetarja e njohur italiane: Është mëkat të kërkosh zhdukjen e popullit kinez?

Ka shkaktuar diskutime të mëdha në rrjetet sociale një postim në Twitter i gazetares dhe moderatores së njohur italiane, Rita Dalla Chiesa.

12:51
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën Sulawesi Verior të Indonezisë.

12:50
5 persona me Covid-19 në Kurbin/ Detajet e para, si e morën koronavirusin të infektuarit

Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Kurbin.

12:46
Do të shokoheni! 18 vajzat që bën transformime drastike dhe meshkujt u dashuruan (FOTO)

Me kalimin e viteve apo nga rrethana të tjera, fytyra dhe trupi i njeriut ndryshojnë shumë. Një model i ri flokësh, pak make-up, stil i ri në veshje apo dhe rënie në peshë, mund t’ju bëjnë të dukeni një tjetër person.

12:44
Takimi i Washington-it, Hoti në Bruksel/ Për vizat, jo për dialogun

Dy ditë përpara takimit të shumëdiskutuar të Washingtonit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të qëndrojë në Bruksel.

12:38
Çfarë ndodhte në vitet ’80?/ 11 foto të pabesueshme nga Capri, yjet në kërkim të…(FOTO)

Përgjatë viteve, Capri ka tërhequr njerëzit të rëndësishëm në botë, që nga Mbretërit, yjet të Hollivudit, familje të pasura italiane dhe jo vetëm.

12:37
Rekordi i rasteve/ OBSH: Nuk është vetëm pse u shtuan testimet

Rastet e koronavirusit nuk po shtohen në mbarë botën vetëm pse është rritur numri i testimeve thotë OBSH.

12:34
Skandal mjedisor/ IKMT sërish në Velipojë, mbetjet nga prishjet hidhen pranë hidrovorit në Lagunën e Vilunit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar sërish në Velipojë këtë të martë, por kësaj here jo për të prishur objekte pa leje, por për të pastruar mbetjet e lëna nga aksioni dy ditor i mbajtur disa ditë më parë në plazhin e Velipojës.

12:31
Shoferët e autobusëve protestë edhe në Korçë, organizatorët shoqërohen në polici

KORÇË- 150 drejtues mjetesh të transportit në rreth dhe ndërqytetas kanë protestuar në Korçe me qëllim që të lejohen të rinisin punën.

12:26
Mania e xhunglës tropikale, moda e kostumeve të plazhit 2020 (FOTO)

Një gërshetim fantazish ekzotike dhe shtazore është e gatshme që të pushtojë plazhet dhe momentet e zhytjes së lirë në pishina.

12:23
Rëra e Saharasë mbulon Karaibet, mbërrin “reja” përbindësh!

Një re gjigante rëre dhe pluhurit nga Saharaja po mbulon Karaibet gjatë rrugës së saj drejt Shteteve të Bashkuara.

12:11
“White Lives Matter”/ Parulla polemizuese e Burnley-t

Shpërthen çështja Burnley në Premier League.

12:10
Basha në Zall-Bastar/ Bisedon me fermerët për tokat dhe koston e punës

Nga Zall-Bastari, kryetari i Partise Demokratike , Lulzim Basha , tha se fermerët gjenden ne vështirësi te medha, te cilat lidhen me stopimin e prodhimit ne treg dhe mungesën e politikave nxitëse per to.

12:05
Të drejtat televizive/ Bundesliga, rënie të të ardhurave

Bundesliga gjermane shënoi një rënie të lehtë të të ardhurave nga të drejtat televizive për periudhën 2021-2025 nga 1.16 miliardë euro në 1.1 miliardë euro për sezon.

12:02
Rritet bilanci/ Tjetër viktimë nga koronavirusi në Kosovë

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se të martën në orët e mëngjesit ka vdekur një pacient, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik.

12:02
Fondi “Advent” kërkon blerjen/ Kuota për Serie A

Fondi Advent International bën një hap drejt blerjes së një kuote të Serisë A, kampionatit kryesor të futbollit italian, me këtë të fundit që po studion edhe ofertat e CVC dhe Bain Capital.

11:58
Serie A/ Kontratat e huazimit shtyhen deri në 31 gusht

Federata Italiane e Futbollit e zgjidh problemin e kontratave të huazimit të futbollistëve në Serinë A italiane.

11:52
Protestojnë përfaqësuesit e linjave interurbane në Vlorë: Duam pagat e luftës…çmimi i biletave nuk rritet

Rreth 50 përfaqësues të 33 autobusëve të linjave interurbane të Vlorës kanë dalë sot në një protestë për shkak të bllokimit të transportit në kuadër të masave për frenimin e Covid-19.

11:48
Arabia Saudite, masat/ S’ka haxh për pelegrinët e huaj!

Arabia Saudite njoftoi se pelegrinët e huaj nuk do të jenë në gjendje të kryejnë haxhin këtë vit për shkak të koronavirusit të ri.

11:41
Bardhezinjtë, fitore me Bologna-n/ Juve harron kupën!

Juventus e harron menjëherë humbjen në finalen e Kupës së Italisë dhe menjëherë ndërron faqe në rrugëtimin e saj drejt një tjetër titulli kampion.

11:41
Kosnett konfirmon: Trump nuk synon shkëmbimin e territoreve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se takimi i Washingtonit është mjaft i rëndësishëm në rrugën e dialogut.

11:36
Maska dhe doreza të detyrueshme/ Hapet transporti publik, këto janë 13 rregullat e protokollit të sigurisë

Ministrja e Shëndetësisë ditën  sotme lajmëroi heqjen e kufizimit për transportin publik. Në deklaratën e saj Ogerta Manastirliu, nuk dha një datë, por tha se do duhet të zbatohen rregulla strikte.

11:26
“Zhveshja në programe, zgjedhje e shefave?”/ Einxhel Shkira i kundërpërgjigjet Flutura Açkës: Të mos bëhemi kaq naive…

Ditën e djeshme, shkrimtarja e njohur Flutura Açka publikoi një postim në llogarinë e saj në Facebook, titulluar “Vajzat e kujt sporti?”, ku cekte temën e veshjes së vajzave të ekraneve televizive, duke i cilësuar si veshje diskotekash e plazhesh.

11:22
“Ky është Eri kamarieri” Rama batuta në Derven: Çerek milion shqiptarë kanë marrë pagat e luftës

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme është ndalur në një biznes në Derven ku ka pyetur kamarierin dhe pronarin rreth pagës së luftës. Kryeministri nuk i ka kursyer batutat me kamerierin i cili quhej Eri.

11:18
Vrasja e biznesmenit Billa te ‘Komuna e Parisit’, gjykata merr vendimin për Viktor Markun

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Viktor Markun, i cili u arrestua për ekzekutimin e Hekuran Billës në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit.

11:07
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 52 raste të reja dhe 36 të shëruar në 24 orët e fundit, ja ku zgjerohet harta

Ka shkuar në 2047 raste pozitive me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë.

11:04
Kontrolle nga ajri dhe toka/ Kanabis në një pronë private në Delvinë, arrestohet 49-vjeçari

Një rast i tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Fushë Verri, në Vlorë është goditur në vijim të kontrolleve të territorit nga toka dhe ajri me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

10:59
Shahini: Pas vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini i ka dedikuar një status të veçantë në rrjetet sociale, përdorimit të librave shkollorë nga Shqipëria për shqiptarët në Serbi.

10:56
Zgjedhjet Serbi/ ODIHR kritika: Votuesit u keqinformuan

Banorët e Beogradit reaguan ndaj rezultatit të zgjedhjeve pasi presidenti i Serbisë deklaroi një fitore të thellë për partinë e tij të djathtë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura mes shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit dhe një bojkot nga shumica e opozitës.

10:51
Mali i Zi/ Rikthehet virusi, tetë infektime të reja

Pavarësisht masave të rrepta, koronavirusi është rikthyer në Malin e zi ku së fundi janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19.

10:45
Tragjike, hidhet nga kati i 27-të regjisori i njohur

Regjisori dhe filantropi i njohur Steve Bing ka vdekur në moshën 55-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se producenti i njohur u vetëvra duke u hedhur nga kati i 27 i ndërtesës në lagjen “City Century” në Los Angeles.

10:42
Shteti që shpalli fundin e pandemisë më 2 qeshor, shënoi edhe 8 raste të reja me COVID-19

Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Mal të Zi.

10:40
Gjirokastër/ Agjencitë e transportit ndërqytetas në protestë: Situata po krijon hapësira për abuzuesit

Pesë shoqëri të transportit ndërqytetas të udhëtarëve kanë protestuar sot në hyrje të qytetit të Gjirokastrës  për pezullimin disa mujor të transportit drejt rretheve të tjera të vendit.

10:35
PE, diskutim për Shqipërinë/ Calavera: Plotësimi i kushteve, i rëndësishëm

Përgjatë mbledhjes së djeshme, Parlamenti Evropian diskutoi mbi situatën aktuale në Shqipëri duke u ndalur në Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore.

10:33
Schumer për DASH: Mbështesni reformën zgjedhore në Shqipëri

Kreu i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer i bën thirrje Departamentit të Shtetit të përpiqet me të gjitha mënyrat për të mbështetur marrëveshjen për reformën zgjedhore në Shqipëri, si dhe kërkesën e diasporës shqiptare për të drejtën për të votuar nga vendet ku jetojnë.

10:21
Pozitivët në Itali/ Kush shërohet nuk infekton të tjerët!

Pas errësirës që lëshoi sëmundja mbi këtë rajon, në Lombardi, sot ka pak më shumë optimizëm.

10:15
Bilanci/ Rritet sërish numri i të infektuarve me Covid-19, preken 52 persona gjatë 24-orëve të fundit

Është rritur sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.

09:55
Rritje e infektimeve, Manastirliu zbulon skenarët: Gati hapja e ish-Kirurgjive në QSUT për të përballuar fluksin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogert Manastirliu, ka lajmëruar hapjen e spitalit të dytë COVID, një strukturë mbështetëse brenda QSUT (spitali i ish-Kirurgjive) për të përballuar fluksin në rritje të të prekurve me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim spitalor.

09:52
Vrasja e dyfishtë e Laçit/ Kapet autori- Mjekoi plagët në një klinikë private, arrestohen 2 mjekë

Është zbardhur vrasja e dyfishtë, ajo e Bujar Likës dhe Paulin Markut më 30 maj në Kurbin të Laçit.

09:48
Hapet transporti publik/ Manastirliu: Përdorimi i maskës i detyrueshëm! Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse …

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë publik vendimin e Komisionit të Ekspertëve për hapjen e transportit publik.

09:42
Mbaron gjendja e fatkeqësisë natyrore/ Manastirliu: Vijojnë të mbeten në fuqi masat e marra për epideminë

Në një komunikim live, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bënë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë masat dhe protokollet e vendosura, në mënyrë parandalimin e përhapjes së Covid-19.

09:37
Shkoi në spital me plagë/ Vrasja e dy biznesmenëve në Laç- Arrestohet i dyshuari, si u zbulua

Një person rreth moshës 30-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e dyfishtë, atë të Bujar Likës dhe Paulin Markut më 30 maj në Kurbin të Laçit.

09:28
Posedonte armë zjarri në banesë, shpallet në kërkim shtetasi francez, arrestohet bashkëjetuesja

Është shpallur në kërkim një person dhe është arrestuar në flagrancë bashkëjetuesja e tij, për moskallëzim të krimit.

09:21
2 persona të tjerë me koronavirus në Elbasan/ Një prej rasteve, riatdhesim

Dy raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar në Elbasan.

09:13
Gjirokastër/ I moshuari u gjet i pajetë në lokal, ndalohet pronarja 43-vjeçare

Një 43-vjeçare, banuese në Gjirokastër është ndaluar nga policia për shkak se në ambientet e lokalit të saj u gjet i pajetë një 72-vjeçar.

09:11
OBSH: Një botë e ndarë nuk mund të mposhtë pandeminë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se “kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është vetë koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe udhëheqjes globale”.

09:00
“Mirëmëngjes nga fushat magjepsëse”/ Rama publikon video nga Dropulli

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur me një video nga Dropulli.

08:50
Nga vjedhja e energjisë elektrike te mosbindja ndaj policisë/ Prangosen 5 persona në Durrës

Pesë shtetas kanë rënë në pranga në Durrës për vepra penale të ndryshme.

08:41
Humbi ndjenjat në skenë, aktori rezulton me koronavirus!

Gjatë një performance në klubin e natës “Zanies”, komediani i njohur D.L.Hughley humbi krejt papritur ndjenjat.

08:34
Flamujt në gjysmë shtizë! Rusia rivarros 500 hebrenj të vrarë nga nazistët

Mbetjet mortore të më shumë se 500 burrave, grave dhe fëmijëve të ekzekutuar nga trupat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore janë rivarrosur në rajonin veriperëndimor Novgorod të Rusisë, derisa vendi përkujton sulmin e Gjermanisë ndaj ish-Bashkimit Sovjetik.

08:29
Në garë për vaksinën/ Rivalitet mes Kinës e SHBA-së, paralajmërimi i fortë…

Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen nga një hije rivaliteti mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. A mund ta vështirësojnë nacionalizmi dhe interesat për pushtet fushatën botërore të vaksinimit?

08:27
Sadik (Qako) Efovia, një jetë mes volejbollit dhe mësuesisë

Sadik Efovia ka lindur në Shkodër më 26 shtator 1939. Në fakt shumëkush nuk e ka njohur me emrin Sadik por si Qako. Një njeri i dashur, i ëmbël dhe me shumë humor. Padyshim, edhe një prind dhe një gjysh shumë i dashur.

08:08
SHBA/ 425 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 120 mijë numri total i viktimave nga Covid-19

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Covid-19 vazhdon të mbetet i lartë. Së fundmi raportohet se 425 persona kanë humbur jetën nga koronavrusi.

07:46
46 raste të reja, shpërthen ‘vala e dytë’ e infektimeve me Covid-19 në Korenë e Jugut

46 raste të reja janë raportuar në Korenë e Jugut. Sipas autoriteteve 30 nga këto raste janë raste të importuara, pra të ardhura nga jashtë.

07:26
Mbretëri e Bashkuar, ja vendet publike që hapen më 4 korrik

Klubet e natës, restorantet, muzetë dhe kinëmatë pritet që të hapen me datë 4 korrik në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave të huaja, kryeministri Boris Johnson do t’i paraqes parlamentit planin për hapjen graduale të vendit.

07:10
Vranësira dhe temperatura deri në 32 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara.

06:51
Marrëveshje për armët bërthamore, çfarë plani po fshehin Rusia dhe SHBA

Ditën e sotme në kryeqytetin e Austrisë kanë nisur diskutimet për zgjatjen e afatit të marrëveshjes për reduktimin e armëve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

06:29
Shëndeti i truri/ Si ta mbroni me ushqimet e duhura

Mënyra se si ushqehemi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në trurin dhe mirëqenien mendore. Ajo çfarë hamë, mund të na dëmtojë, mund të na shërojë, ose mund të na ‘dhurojë’ edhe sklerozën. Prej kohësh, shoqëria ku jetojmë i përmbahet idesë se ne ushqejmë trupin, duke harruar rolin e trurit në mendimet dhe veprimet tona. Ditë pas dite, ushqimet që ne hamë shpërbëhen në ushqyes të cilët e gjejnë rrugën në gjak dhe më pas në tru. Aty, këto ushqyes aktivizojnë reagimet qelizore, ushqejnë çdo ind dhe transformohen në shtresën mbrojtëse të trurit.

06:06
Hudhra e zezë, 3 përfitime kryesore për organizmin

Hudhra është një nga antibiotikët më të mirë natyralë që i vjen në ndihmë njeriut. Ajo është e pasur me antioksidantë të cilët e bëjnë atë të mirë kundër kancerit, diabetit dhe inflamacionit. Hudhra e zezë nga ana tjetër përmban dyfishin e antioksidantëve. Hudhra nxihet nëpërmjet një proçesi fermentimi, një teknikë që aplikohet prej mijëra vitesh.

05:41
Kripa e detit, njihuni me funksionet për shëndetin e organizmit

Kripa e detit e pa përpunuar bën më shumë se sa t’i shtojë shije recetave të ndryshme të gatimit. Sipas të dhënave, këto lloje kripërash arrijnë të pastrojnë dhe mbrojnë sistemin tretës, veshkat dhe qarkullimin e gjakut. Dikur quhej ‘ari i bardhë’ dhe mund të jetë një nga produktet më efektive në largimin e radikaleve të lira nga organizmi.

05:23
Zbuloni si ndikojnë tek truri mendimet negative

Mendimet e përsëritura negative mund të rrisin rrezikun e sklerozës. Këtë e thotë një studim i fundit mbi shëndetin mendor i kryer nga University College London, sipas të cilit, mendimet negative nxisin akumulimin e shumë depozitave të dëmshme të proteinave tau dhe amyloide në tru. Këto proteina janë shumë të dëmshme sepse dobësojnë aftësitë e të nxënit, nxisin ankthin dhe depresionin dhe e dëmtojnë trurin shumë.

05:05
Dhimbjet e pashpjegueshme të muskujve, arsyet shëndetësore pse ndodhin

Dhimbjet muskulare përjetohen herë pas here jo vetëm nga të rriturit por edhe fëmijët. Në shumë raste, këto dhimbje nuk lënë arsye për shqetësim dhe mund të kurohen pa nevojën e një trajtimi mjekësor. Megjithatë, në disa raste, dhimbjet muskulare mund të jenë simptomë e një sëmundjeje të fshehur.

04:50
Presidenti Trump zgjat deri në fund të vitit pezullimin për imigracionin në SHBA

Administrata e Presidentit Trump tha të hënën se ka vendosur të zgjasë ndalimin e lëshimit të kartave jeshile jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit. Pjesë e këtij vendimi është edhe zgjatja e ndalimit të lëshimit të vizave të përkohshme të punës, përfshirë ato që përdoren shumë nga kompanitë e teknologjisë dhe korporatat shumëkombëshe.

04:25
Shtëpia e Bardhë minimizon problemin e shtimit të infeksioneve me COVID

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të largojë vëmendjen nga numri i rasteve me koronavirus në SHBA. “Jemi në rrugën e duhur,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany të hënën në konferencën për shtyp. Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë 20% të numrit total të rasteve në shkallë globale. Afro 2.3 milionë vetë kanë rezultuar positivë në Shtetet e Bashkuara si dhe mbi 120 mijë të vdekur deri tani.

04:04
Fillon faza e dytë e rihapjes në qytetin e Nju Jorkut

Për herë të parë në më shumë se tre muaj, njujorkezët mund të shkojnë në dyqane, të darkojnë jashtë dhe shkojnë në floktore, pasi zyrtarët e qytetit hoqën më shumë kufizime të vendosura për shkak të koronavirusit.

03:40
Zgjedhjet në shtetet amerikane mund të pëcaktojnë fatin e ligjvënësve veteranë në Uashington

Të martën tre shtete amerikane do të zhvillojnë votime. Vëmendja është përqendruar tek zgjedhjet paraprake mes demokratëve për Senatin amerikan në shtetin Kentaki. Fituesi do të përballet me udhëheqësin e shumicës republikane në Senat, ligjvënësin Mitch McConnell në zgjedhjet e nëntorit. Në fokus është edhe sfida e ashpër mes demokratëve në Nju Jork kundër ligjvënësit Eliot Engel i cili ka 31 vjet që përfaqëson Nju Jorkun në Kongres.

03:23
OBSH njofton rritjen më të madhe ditore në rang botëror

Të dielën u shënua rritja më e madhe e numrit ditor të personave të infektuar me Covid-19 në rang botëror. Sipas Organizatës Botërore të Shendetësisë u shënuan rreth 183 mijë të infketuar.

02:59
Përplasjet e Presidentit Trump me median sociale

Twitter-i ka qenë i rëndësishëm në lustrimin e figurës që Presidenti Trump dëshiron të portretizojë, si një politikan i zëshëm që flet në mënyrë të drejtpërdrejt. Por kompania e mediave sociale kohët e fundit ka filluar të etiketojnë postimet e Presidentit Trump kur ato janë çorientuese. Platforma të tjera në internet si Facebook-u dhe Snap-i po marrin vendimet e tyre në lidhje me përmbajtjen publikuar në to. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh njofton.

02:40
Britani, 15 viktima nga Covid-19/ Bilanci më i ulët që nga 13 marsi kur shifrat ishin tragjike

Vendi që ka shënuar rekordin e vdekshmërisë në Evrope, Britania këtë të hënë ka shënuar një rekord tjetër me kah të kundër. Vetëm 15 viktima këtë të hënë edhe pse gjithmonë të djelave dhe të hënave shifrat janë më të ulta.

02:07
U shkarkua nga LDK/ Vjosa Osmani nuk komenton të ardhmen e saj në politikë

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar të flas për të ardhmen e saj politike pas shkarkimit nga pozita e nënkryetares së LDK-së. Me gjithë zërat për mundësinë e krijimit të një partie të re, Osmani ka thënë se mbetet prapa reagimit të publikuar në rrjetin social facebook.

01:49
Dialogu nis në Bruksel/ Ftesa e BE për Kosovën dhe Serbinë, 2 ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, burime jozyrtare në Prishtinë. Pala kosovare ka shumë të ngjarë të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

01:38
Putin për një tjetër mandat/ Nëse miratohen ndryshimet e kushtetutës, sërish do të jetë president i Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka lënë të kuptohet në një intervistë të fundit se do të kandidojë sërish për president nëse një seri amendamentesh të kushtetutës që do ta lejonin atë ta bënte këtë do të miratohen në referendumin e 1 korrikut. Sipas ligjit aktual, Putin duhet të dorëhiqet si president në 2024 kur mandati i tij në detyrë të mbarojë.

01:13
“Asnjë shtet nuk ia del i vetëm”, OBSH: Pasojat e pandemisë do të ndihen për dekada me radhë

Pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet dhe pasojat e saj do të ndjehen për dekada të tëra – tha shefi i OBSH në një konferencë për shtyp të hënën.

00:54
Seanca për Shqipërinë në PE/ Debat për Teatrin, reformën në drejtësi, anti-shpifjen dhe luftën e krimit

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, zhvilloi pasditen e të hënës një seancë të posaçme dëgjimore për situatën në Shqipëri. Kreu i komisionit, David McAllister, vlerësoi në hapje të diskutimit reformën elektorale të arritur në Shqipëri, më 15 qershor.

00:31
Conte beson te titulli: Interi im nuk ka asgjë për të humbur, por favorit mbetet Juventusi!

Suksesi kundër Sampdorias bëri të mundur që Interi ta shohë veten sërish 6 pikë larg vendit të parë. Zikaltërit vazhdojnë të besojnë tek titulli por, për ta arritur atë, sipas numrit një të stolit nevojitet që Interi të jetë një skuadër edhe më agresive.