Furtuna gjatë fundjavës pati pasoja të rënda për zonën e Shkodrës, ku përveç pemëve dhe makinave të dëmtuara, u dëmtua edhe linja 35KV e Koplikut.

Për shkak të këtij dëmtimi kanë mbetur pa energji elektrike zonat: Lagjet Dobraç, Kiras dhe Lopçej në qytet Shkodër, më tej Kelmend, Koplik, Bajzë, Hot, Vrakë dhe Zagore.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bën me dije se po punohet për rregulluar avariritë e kësaj linje.

 

Top Channel