“Ka hall të bëjë si i ditur”-Spartak Ngjela shpërthen ndaj Ergys Mërtirit: Mbaj gojën se…

28/09/2020 21:46

Analisti Ergys Mërtiri dhe avokati Spartak Ngjela janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”.

Në studio po diskutohet rreth vendimit të maxhorancës sot për të shtyrë seancën për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ku Mërtiri dhe Ngjela ndanin opinione të ndryshme.

“Ngjela ka hall të bëjë si i ditur”, tha Mërtiri, duke sjellë reagimin e ashpër të Ngjelës, që i kërkoi “të mbajë gojën”.

Pjesë nga debati:

Mërtiri: z.Ngjela ka hall të tregojë që është i ditur

Ngjela: Mbaje gojën

Mërtiri: Mbaje ti

Ngjela: O zotëri unë kam tjetër arsyetim, ti tjetër. Mbaje atë. Boll tani

Mërtiri: Nuk do më tregosh ti mua di apo nuk di

Ngjela: Po sikur të them që di shumë fitoj gjë (qesh)

Mërtiri: Shih, ‘hahata’, eksitomi jot…

Top Channel