Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm, por që nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale dhe me afate kohore të shkurtra.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 24°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C deri në 21°C dhe në zonat e ulëta nga 13°C në 22°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës

FOTO GALERI
1/6

Top Channel