Foto ilustruese

Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi në banesë iu gjetën 3 kilogramë kanabis të bëra gati për shitje.

Gjatë operacionit të koduar “Zhupani” u arrestua në flagrancë B. S., 28 vjeç, banues në Zhupan të  Fierit.

“Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier. Sekuestrohen 3 kg cannabis sativa të bëra gati për shitje. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Zhupani”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. S., 28 vjeç, banues në Zhupan, Fier. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa të bëra gati për shitje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA