Sfidohet shiu dhe masat anti Covid në spektaklin e modës, sfilata në Kullën Eiffel

29/09/2020 01:23

Duke sfiduar shiun dhe kufizimet e Covid-19 në Paris, disa qindra gra, të formave dhe masave të ndryshme, mbajtën një spektakël mode, nën këmbët e kullës Eiffel, për të kërkuar më shumë diversitet në modë dhe për të inkurajuar pozitivitetin e trupit.

Për organizatorët, qëllimi i këtij spektakli mode ishte që çdokush të mund të identifikonte veten dhe ta pranonte atë ashtu siç është. Është një lëvizje pozitiviteti kundrejt vetes dhe të tjerëve.

‘Njerëzit kanë nevojë për këtë, ata kanë nevojë të njohin vetveten, të shohin këtë lloj diversiteti në mënyrë që të gjejnë diçka nga vetja atje. Të pranojnë vetveten dhe të jetojnë në harmoni me trupin që kanë’- tha Georgia Stein.

Kohët e fundit, duket se edhe markat e veshjeve e kanë kuptuar ndryshimin dhe kanë filluar të përdorin, ndonëse jo në masë, modele të masave të ndryshme në sfilata. Në fund të fundit, siç shprehen organizatorët e këtij eventi, të gjitha femrat janë të bukura, pavarësisht formës, masës apo etnisë.

Top Channel