Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.473.418 numri i rasteve me koronavirus.

Sipas faqes së internetit “Worldometer” në 24 orët e fundit janë shënuar 5.863 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.473.418 numrin e rasteve ndërsa me 297 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 35.512.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 16.586, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.901 dhe në Marok 2.113 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 671.669 raste, Maroku me 119.107 raste dhe Egjipti me 102.955.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.218.331.

Top Channel