Infantino i përgjigjet Blatterit dhe UEFA-s: “Askush s’po detyrohet”, por prapaskena zbulon shantazhin e hapur financiar 30/07 00:16
Raportohet se 11 lojtarë të Genoas si dhe tre anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 duke përfshirë edhe gjashtë lojtarë të cilët luajtën kundër Napolit në fundjavë.
Skuadra udhëtoi drejt Napolit ku e humbi ndeshjen e Serie-A me rezultat 6-0 dhe pas vetëm 24 orëve, Genoa ka konfirmuar se 11 lojtarë dhe tre anëtarë të stafit janë infektuar me Coronavirus.
Gjithashtu thuhet se në mesin e të infektuarve bëjnë pjesë edhe gjashtë lojtarë të cilët ishin në fushë kundër Napolit. Për shkak të kësaj situate, ndeshja e radhës kundër Torinos mund të pezullohet.
Top Channel