Amanda Seyfried

Bukuroshja Amanda Seyfried bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja e “Les Misérables’ dhe bashkëshorti i saj Thomas Sadoski kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, një djalë, së bashku me foton e parë të të porsalindurit.

“Që nga lindja e vajzës sonë tre vjet më parë angazhimi ynë ndaj fëmijëve të pafajshëm që janë prekur kaq brutalisht nga konflikti dhe lufta ka qenë një forcë shtytëse në jetën tonë”, thotë çifti. Me lindjen e djalit tonë, puna e INARA dhe War Child është bërë Ylli ynë i Veriut”, tha aktorja.

Çifti është gjithashtu prindër i vajzës tre vjeçare të quajtur, Nina.

Seyfried dhe Sadoski u martuan në mars të vitit 2017, ndërsa ajo ishte nëntë muajsh shtatzënë me vajzën e saj.

Familja katër anëtarësh ka jetuar në një shtëpi në fermë të rinovuar në New York mes pandemisë së coronavirusit. Në gusht, Seyfried foli për jetën e saj në karantinë dhe ndihmën për kujdesin e fëmijëve nga nëna e saj, Ann.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel