“Me batutat 2 lekëshe ik rrej katunarët e Myzeqesë”- plas mes Murrizit dhe Ergys Mërtirit

28/09/2020 21:54

Deputeti Myslim Murrizi është përplasur në debat mbrëmjen e sotme me analistin Ergys Mërtiri në Open në Top Channel.

Teksa flisnin për ndryshimet për Kodin e ri Zgjedhor, analisti dhe Murrizi kaluan në fyerje personale. “Me keto batutat 2 lekëshe ik rrej ata katunarët e Myzeqes”, i tha Mërtiri Murrizit.

Pjesë nga debati:

Mërtiri: Me keto batutat 2 lekëshe ik rrej ata katunarët e Myzeqes

Murrizi: Je me mijëra vite dritë larg myzeqarëve

Mërtiri: Myslim bëj me të tjerët këto muhbete se s’të shkojnë fare

Murrizi: Ore i bëj me ty unë

Mërtiri: Po bëj ca të duash

Murrizi: Po unë po të dëgjoj për respekt, s’më njeh ky mua, po dhe unë s’të njoh hic

Mërtiri: Të ndalosh në gjëra personale kur unë shpreh një argumet është dobësi

Murrizi: Po ca po të thash personale unë.

Top Channel