Gjysma e shteteve në SHBA, raportojnë rritje të rasteve me Covid-19

28/09/2020 22:39

Pothuajse gjysma e shteteve amerikane po raportojnë rritje të numrit të rasteve të reja me Covid-19 ndërsa ekspertët e shëndetit paralajmërojnë për një rritje të mundshme të rasteve në vjeshtë dhe dimër.

Sipas të dhënave më të fundit të Universitetit Johns Hopkins, 21 shtete po tregojnë një trend rritës të rasteve krahasuar me javën e kaluar.

Gjithashtu 19 shtete po tregojnë trende të qëndrueshme gjersa 10 shtete po tregojnë rënie.

Ndërkohë, SHBA-ja mund të shohë rritje të rasteve me COVID-19 në vjeshtë dhe dimër ndërsa njerëzit ushtrojnë më pak kujdes dhe kalojnë më shumë kohë brenda, ku ka mundësi më të madhe të transmetimit, pohon Chris Murray, drejtor i Universitetit të Uashingtonit Instituti për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).

Murray thotë se modeli IHME tregon një “rritje të madhe” që pritet të ndodh në muajin tetor “dhe të përshpejtohet në nëntor dhe dhjetor”.

Modeli IHME tregon se vendi aktualisht po sheh rreth 765 vdekje ditore nga COVID-19, por ky numër mund të rritet në 3,000 vdekje ditore deri në fund të dhjetorit. 

Top Channel