Sot është dita e fundit e aplikimeve për të qenë pjesë Byrosë Kombëtare të Hetimit ose ndryshe FBI-së shqiptare.

Të interesuarit kanë aplikuar duke plotësuar formularin me pyetjet e kërkesat e gjendura në faqen online të BKH-së. Aplikues ka pasur më shumë nga Shoqëria Civile dhe policë

Të gjitha ata që kanë dashur të bëhen pjesë e FBI-së  shqiptare kanë pasur kohë 11 ditë që të aplikonin. Nga të gjithë aplikantët,  do të zgjidhen vetëm 60 prej tyre, të cilët pas kalimit të fazave do të trajnohen në SHBA nga  agjentët e FBI- së.

Kujtojmë se më 8 shtator është hapur gara për 60 hetuesit  që do të përzgjidhen për të qenë agjentët specialë të BKH-së. Ndërsa formulari prej 7 faqesh që duhet të aplikojnë kandidatët që duan të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit ndodhet në faqen zyrtare të BKH-së.

Kandidatët duhet të plotësojnë gjeneralitetet që kërkohen si emri, mbiemri, adresa e banimit, numri i telefonit, vendi i lindjes apo  numri i pasaportës, data e lindjes së babait dhe nënës, çdo e dhënë për kolegjin, gjimnazin apo universitetin. Gjithashtu  në formular ka edhe pyetje interesante si pesha, ngjyra e flokëve apo ngjyra e syve.

Për çdo punë të mëparshme që ata mund të kenë bërë apo kanë aplikuar, duhen të dhëna apo kontakte për ndonjë koleg apo drejtues për të bërë të mundur marrjen e informacioneve për ta. Gjithashtu vërtetimet se ku ka punuar apo nëse është shkarkuar nga puna dhe arsyet e shkarkimit.

Aplikantët duhet të japin informacion nëse kanë ndonjë shqetësim shëndetësor, ndonjë sëmundje nga e cila vuajnë, nëse marrin mjekime rregullisht Në formular duhet të plotësohet nëse ndonjë i afërm i tyre është emëruar në BKH.

Nëse ata janë në gjykim apo hetim, anëtar të ndonjë partie politike, apo simpatizantë. Çdo formular është personal për çdo aplikant, i cili me anë të tij mundëson verifikimin e të dhënave të aplikimit. Pas plotësimit të të gjitha të dhënave, duhet të kalohet edhe testi i ushtrimeve fizike si edhe të verifikohet pastërtia e figurës. Të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm sepse shumë persona janë përjashtuar pasi nuk i kanë plotësuar të gjitha detajet e formularit.

Pas përfundimit të aplikimeve, 60 kandidatët do të marrin distinktivin, do të testohen në makinën e së vërtetës, pasi ta kalojnë edhe këtë procedurë ata do të trajnohen me agjentët e FBI- së në SHBA.

Ambasadorka e SHBA-së Yuri Kim dhe kreu i BKH-së Aida Hajnaj gjatë kësaj periudhe u kanë bërë thirrje të gjithë të interesuarve që e ndjejnë veten dhe plotësojnë kushtet që të aplikojnë.

Top Channel