Berlini për asosacionin/ Marrëveshja e pranuar nga Kosova

28/09/2020 22:51
Zëdhënësi i qeverisë gjerman Steffen Seibert

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën në Berlin, se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet nën drejtimin e BE duhet të shqyrtohen të gjitha çështjet ende të hapura: „Është shumë e rëndësishme që të dyja palët të punojnë drejt arritjes së kompromisit, pavarësisht nga këndvështrimet e tyre natyrshëm të ndryshme”, tha Seibert.

“Qëllimi është një marrëveshje me të vërtetë gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme ligjërisht për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”.

E për të arritur një marrëveshje të tillë, Beogradi dhe Prishtina duhet të shqyrtojnë të gjitha çështjet e hapura,” tha Seibert në konferencën e shtypit në Berlin, duke iu përgjigjur një pyetjeje të DË. I pyetur mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Seibert kujtoi dy marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut teknik, në prill 2013 dhe gusht 2015. „Për tiparet dhe më pas edhe kompetencat e sakta, duhet rënë dakord saktësisht mbi këtë bazë, dhe ato duhet të jenë në harmoni me të drejtën kosovare”, tha Seibert.

Çështje e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është kthyer në “mollë sherri” mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Thaçi është i mendimit se kjo temë nuk ka përse të trajtohet në dialogun politik që po zhvillohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas qarqeve diplomatike nga Berlini, çështja e Asociacionit ishte shkaku se përse nuk u zhvillua takimi i radhës Hoti-Vucic, i parashikuar për këtë fillim jave në Bruksel.

Top Channel