Lufta në Kaukaz/ Turqia mbështet Azerbajxhanin, Greqia del krah Armenisë dhe kërkon ndëshkim

29/09/2020 09:17

Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijon të jetë e nxehtë, ku deri më tani kanë humbur jetën të paktën 40 persona.

Ndërkohë konflikti është parë me shqetësim edhe nga fuqitë e tjera pranë tyre. Kështu Greqia është radhitur në vendet që mbështesin Armeninë.

Siç raportojnë mediat greke, kryesia e Parlamentit tashmë ka informuar Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Sporteve në lidhje me ndjenjën negative në parlament për veprimet e Azerbajxhanit.

Në këtë kontekst, ka të ngjarë që bisedimet e zgjatura për Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e Sporteve të planifikuar midis Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Greqisë dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit do të vihet në pritje.

Ndërkaq, nga ana tjetër Turqia, shprehu dje mbështetjen për Azerbajxhanin.

Top Channel