Princ Harry dhe Meghan Markel

Udhëtimi në Afrikë i princ Harryt dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle ka kushtuar plot 246 mijë sterlina.

Familja mbretërore publikoi ​​llogaritë e Grantit Sovran, të cilat tregojnë se si janë shpenzuar paratë e taksapaguesve që i financojnë ata gjatë vitit, dhe midis tyre ishte shifra marramendëse për koston e udhëtimit të fundit zyrtar si pjesë e familjes mbretërore të Harryt dhe Meghan.

Harry dhe Meghan bënë një turne 10 ditor në Afrikën e Jugut, me djalin e vogël Archie-n dhe më pas Harry shkoi i vetëm në Angola, Malawi dhe Botsvana.

Ishte turneu i tyre i parë dhe i fundit jashtë vendit si pjesë e familjes mbretërore, pasi ata më vonë morën një pushim të gjatë dhe më pas vendosën që të tërhiqeshin nga rolet e tyre.

Sipas raporteve, vetëm fluturimet e mbretërore kushtojnë një çerek milioni paund. Kostot e sigurisë nuk zbulohen kurrë në detaje, por duket se udhëtimi më i shtrenjtë ishte ai i princit Charles në Oman, ku për dy ditë, për të shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së Sulltan Qaboos bin Said ai shpenzoi 210.345 paund në fluturime.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel