12:39
Dy vjet nga djegia e mandateve, Veliaj: Vetëm Luli ka fuqinë ta zerojë PD-në; kishte 43 deputetë, e çoi në zero
Dy vjet nga djegja e mandateve të deputetëve të opozitës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ironizoi Lulzim Bashen si njeriu qe ka zeruar Partine Demokratike. Gjatë një takimi me banorë të Njësisë 1 në kryeqytet, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, shtoi se Basha është i vetmi lider që e mori PD me 43 deputete dhe sot s’ka asnje.