Virusi i gripit H5N8 apo siç njihet ndryshe gripi i shpendëve nuk transmetohet nga shpendët tek njeriu dhe nga njeriu tek njeriu .Ndonëse janë konstatuar tre persona të prekur në Rusi Silva Bino thekson se rrisku për njerëzit është fare i ulët.

Deri më tani janë tre vatra në Shqipëri si në Dajt ,Fushë Krujë dhe në një fshat në Tropojë, por ndërkohë virusi ka kohe që qarkullon në Greqinë fqinje dhe në të gjithë Europën.

Po cilat janë simptomat e gripit të shpendëve ?

Instituti i shëndetit publik në bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë ka nisur hetim epidemiologjik të hollësishëm por tanimë thekson Bino nuk duhet të druajmë të konsumojmë mish pule dhe nën produkte të tij me përjashtim të pulave të sëmura.

Top Channel