OKB: 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit në Mianmar

10/06/2021 01:21

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se afërsisht 100 mijë njerëz u zhvendosën si rezultat i përplasjeve të armatosura midis ushtrisë dhe grupeve të armatosura rebele në Mianmar ku ndodhi grusht shteti.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e OKB-së në Mianmar thuhet se përplasjet midis grupeve të armatosura etnike dhe ushtrisë në Kayah, në një nga provincat lindore të vendit ndikuan negativisht tek civilët.

Në deklaratë bëhet e ditur se shumë njerëz humbën jetën si rezultat i sulmeve ajrore nga ushtria ndaj civilëve në provincën Kayah afër kufirit të Tajlandës dhe rreth 100 mijë civilë lanë shtëpitë e tyre dhe u strehuan në zonat pyjore ose në rajonin kufitar për shkak të përplasjeve. Civilët që braktisën shtëpitë e tyre kishin nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe ilaçe ndërsa ushtria e Mianmarit parandaloi qëllimisht ndihmën humanitare për civilët.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) më 29 maj deklaroi se 120 mijë njerëz braktisën shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve dhe pasigurisë midis palëve. UNHCR-ja tha se që kur grusht shteti ushtarak ndodhi më 1 shkurt, të paktën 75 civilë të rrëmbyer nga ushtria e Mianmarit janë zhdukur.

Top Channel