Kultivim kanabisi, vjedhje, dhunë në familje e të dehur në timon/ 6 të arrestuar në Durrës

10/06/2021 11:03
Foto ilustruese

6 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Durrës dhe po hetohen për vepra të ndryshme penale.

55-vjeçari me iniciale G. I. është arrestuar, nën dyshimin se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Vëllezërit Sh.T. dhe S.T.  dyshohet se kultivonin lëndë narkotike, të llojit kanabis, në banesën e tyre, në fshatin Gjuricaj.

36-vjeçari me iniciale F.Z. u kap i dehur në timom, teksa po udhëtonte me mjetin tip “Benz”, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

Ndërsa, 22-vjeçari me iniciale H. E. U arrestua pasi u konstatua duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. T., 53 vjeç dhe S. T., 45 vjeç (vëllezër), banues në Gjuricaj, Ishëm.
Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
•E. Q., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases N. L.;
•G. I., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:
•H. E., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
•F. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në segmentin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

Top Channel