Konstitucionalistja Aurela Anastasi komentoi sot në Open shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi.

Tashmë që fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtuese, Anastasi tha se kjo është një vendimmarrje e vështirë për disa arsye:

“Unë dua të them që mos prisni një përgjigje përfundimtare nga unë , në këtë rast ne s’kemi dëgjuara palën kundërshtare se Meta nuk u paraqit dhe nuk bëri as ndonjë raport me shkrim për pretendimet e ngritura nga komisioni, ai e kishte këtë të drejtë por nuk e shfrytëzoi.
Momenti më i rëndë nga ato që ka parashtruar raporti, është që ka shkel nenin kushtetues, që e përcakton atë si përfaqësues i popullit , simbol i unitetit, kjo është akuza më e rëndë, që i bëhet.

Çështja e kryetarit të shtetit dhe ajo e unitetit të popullit janë koncepte kushtetuese dhe duhet të analizohen, jo vetëm nenet e kushtetutës .

Kurse për një konstitucionalist s’ka nevojë për shumë nene. Rendisim këtu: Aktivizimi në politikë, daljen si institucion aktiv në zgjedhje, thyerje e heshtjes zgjedhore.

Tani duhet dalluar aktiviteti politik nga ai partiak, dua të them që presidenca është institucion politik.

Sa për thirrjet me sfurqe është një çështje që meriton një diskutim të thelluar, tani ka disa që këto i konsiderojnë si shkelje, ndërsa të tjerë thonë se janë në marzhin e lirisë së shprehjes, ndërsa një deputet tha se kjo është shkelje etike. Pra kemi tre alternativa.Kushtetuesja ka sfida të mëdha“, tha ajo.

Top Channel