Analisti Carlo Bollino është shprehur në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme se presidenti duhej të ishte dorëhequr pasi deputetët që e vunë në atë post e shkarkuan ditën e sotme me shumicë të cilësuar.

Ai thekson se ai humbi besimin e deputetëve të cilët votuan që ai të merrte postin e kreut të parë të shtetit.

“Pas ditës së sotme ai duhej të jepte dorëheqjen, sepse ai mban postin nga votimi i deputetëve që e shkarkuan sot. Pavarësisht faktit që Kushtetuta parashikon të tjera veprime. Shkarkimi politik erdhi nga shumica e cilësuar. Mjafton shumica e cilësuar për ta shkarkuar presidentin. Ai është emëruar nga një forcë politike që e vuri atje. Me çfarë detyre morale qëndron atje”, tha Bollino.

Top Channel