Duke cituar autoritetet bullgare, Radio Europa e Lirë jep lajmin se një avionët ushtarakë MiG-29 të Bullgarisë ka humbur komunikimin dhe është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjeve ushtarake mbi Detin e Zi.

Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitjet “Shabla 21” janë pezulluar dhe se menjëherë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit. Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov dhe Shefi i Mbrojtjes, Emil Eftimov janë nisur për në zonën ku ka ndodhur incidenti. Shkaku i zhdukjes së aeroplanit nuk dihet.

Kryeministri në detyrë, Stefan Yanev i tha kanalit televiziv BTV se piloti i avionit nuk raportoi ndonjë problem para se aeroplani të zhdukej nga radari. Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Top Channel