Hungaria hap kufijtë për shqiptarët e imunizuar ndaj Covid 19, marrëveshje e ndërsjelltë mes dy vendeve

10/06/2021 09:56

Shqiptarët e vaksinuar mund të shkojnë në Hungari dhe të kalojnë kufirin pa asnjë kufizim, duke filluar që sot.

Ambasada hungareze në vendin tonë ka njoftuar marrëveshjen dy palëshe mes dy vendeve. Shtetasit nga Hungaria mund të vijnë në Shqipëria dhe shqiptarët mund të shkojnë në Hungari, nëse janë të pajisur me certifikatën anti Covid.

Njoftimi i ambasadës:
Duke filluar nga data 10 qershor 2021, hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid 19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.

FOTO GALERI
1/2
Pasaporta e vaksinimit, për qytetarët shqiptarë që kanë marrë dy dozat anti Covid

Top Channel