KE nis procedurat ligjore ndaj Gjermanisë për shkak të blerjes së bonove

10/06/2021 05:05

Komisioni Evropian filloi sot procedurat ligjore kundër Gjermanisë, në mënyrë që të hetojë nëse një gjykatë gjermane shkel rregullat e BE-së kur sfidoi skemën e Bankës Qendrore Evropiane në lidhje me blerjen e bonove të qeverisë, edhe pse ishte aprovuar më parë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Komisioni Evropian i ka dërguar një letër Gjermanisë, duke informuar Berlinin për të hetuar nëse vendimi i gjykatës gjermane shkel rregullat e BE, njofton KE, raporton Reuters.

Letra është faza e parë në proces, e cila përfundimisht mund të rezultojë në Komisionin që i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të vendosë ndëshkime, vlerëson agjencia britanike.

Një gjykatë gjermane ka vendosur që programi stimulues i BQE, i miratuar nga qeveria gjermane, është pjesërisht në kundërshtim me kushtetutën kombëtare të Gjermanisë.

Një vendim i tillë bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila deklaroi më parë se programi i blerjes së bonove, me vlerë disa miliardë euro, është në përputhje me ligjin e BE-së.

Top Channel