Dalin detajet: Miliarderët e Amerikës, thuajse nuk paguajnë taksa mbi të ardhurat!

09/06/2021 21:37

Detaje që tregojnë se sa pak taksa mbi të ardhurat paguajnë miliarderë amerikane, kanë përfunduar në një faqe lajmesh ‘online’.

ProPublica thotë se ka parë faturat e disa prej njerëzve më të pasur të globiit, përfshirë Jeff Bezos, Elon Musk dhe Warren Buffett. Website-i pretendon se themeluesi i Amazon, Bezos, nuk ka paguar taksa në 2007 dhe 2011, ndërsa Musk i Teslës nuk pagoi asgjë në 2018-tën.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë e quajti “të paligjshme” këtë rrjedhje të të dhënave, ndërsa FBI dhe autoritetet tatimore kanë nisur një hetim. ProPublica megjithatë nuk mjaftohet me kaq, por thotë se ka të dhëna plot për miliarderët e gjatë javëve në vijim, do të publikojë dhe detaje të tjera.

Kur paraqiti në fund të prillit propozime gjithëpërfshirëse për punë, arsim dhe kujdes social, teksa mbajti fjalimin e parë të madh përpara Kongresit amerikan, presidenti Joe Biden sqaroi se Plani i tij për Vende Pune parashikon 2.3 trilionë dollarë, ndërsa Plani për Familjet 1.8 trilion të tjerë.

Ai u shpreh atëherë se rritja e shpenzimeve do të paguhej nga taksat më të larta për korporatat dhe të pasurit, por ky propozim ishte refuzuar më herët nga republikanët, e madje edhe nga disa demokratë të tij.

Top Channel