Foto Ilustruese

Një 72-vjeçare ndërroi jetë një ditë më parë, pasi u përplas nga një automjet, në fshatin Sukth të Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00. Mjeti tip “BMW”, me drejtues 20-vjeçarin me iniciale A.A. aksidentoi këmbësoren, që më pas ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar të dyshuarin. Prokuroria e qytetit bregdetar vazhdon hetimet për çështjen.

Top Channel