Shkarkimi i Metës/ Curri në Open: Fakti që s’është përcaktuar nëse ka kryer shkelje të rëndë apo jo, e rrëzon pjesën që është e rëndë

09/06/2021 22:15

Politologu Arjan Curri i ftuar mbrëmjen e sotme në Open tha se fakti që nuk është përcaktuar dot nëse presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje të rëndë apo jo, e rrëzon pjesën që është e rëndë.

Ky opinion i tij vjen pas shkarkimit nga 104 deputetë të kuvendit ditën e sotme, ndërsa verdiktin përfundimtar do e japë Gjykata Kushtetuese.

“Ka një koncept kushtetues që është mbarëbotëror që presidentët si qenie politike mund të kuptohen në mënyra të ndryshme nga njerëz të ndryshëm. Këta që na japin standardet e tyre të na japin edhe vepra. Nga ana filozofike ka  një koncept mbi çfarë është e pranishme apo jo. Fakti që se përcaktojmë dot është shkelje e rëndë apo jo, e rrëzon pjesën që është e rëndë”, tha Curri.

 

 

 

Top Channel