Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor, Rama pret në takim bilateral të gjithë liderët e rajonit

10/06/2021 10:37

Samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet ditën e sotme në Tiranë dhe do të mbledhë drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takime bilateral të gjithë liderët e rajonit, duke nisur nga kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, Komisioneri Oliver Varhelyi, Presidenti i Malit të Zi,  Milo Đukanović, Kryeministri i Maedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić.

Samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilët do të dalin në konferencë për shtyp në orën 12:00.

Me anë të një postimi në Twitter, Varhelyi ka zbuluar se do të diskutojnë për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Europian, si dhe për Samitin e procesit të Berlinit me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka hapur punën e Samitit me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor dhe gjatë fjalës së tij ka falënderuar pjesëmarrësit.

Rama theksoi se pjesëmarrja e tyre në këtë Samit është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të panit të BE për BP dhe të tregut të përbashkët rajonal.

Rama: Faleminderit që pranuat ftesën dhe i uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë samit të 6 se Ballkanit perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të panit të BE për BP dhe të tregut të përbashkët rajonal. I jam mirënjohës Komisionerit të BE që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do ta në ndihmojë të rimëkëmbemi në një epokë post pandemike dhe të punojmë mbi rezistencën social ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe digjital të ekonomive tona.

Agjenda e Samitit:

Në orën  09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Në orën 10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

Në orën 10.30 – Mbërritja e delegacioneve

Në orën 11.00 – Seanca Plenare

Në orën 12.30 – Foto Familjare

Në orën 12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi

Në orën 13.00 – Drekë Pune

Në orën 15.00 – Firmosje e marrëveshjeve

Në orën 15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor.

Ky Samit vjen pas turit të vizitave të Ramës në Hungari dhe Bullgari, ku tema që iu vu theksi ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel