Dhuratë e papritur, Franca i dërgon Amerikës një tjetër Statujë të Lirisë 

10/06/2021 12:51

Nju jorkezët i pret një dhuratë e këndshme këtë radhë për festën e pavarësisë: një Statujë e dytë e Lirisë do t’i dërgohet nga Franca, pikërisht vendi që dërgoi kolosin e parë të quajtur Statuja e Lirisë që ndriçon botën, si simbol i lirisë dhe i barazisë për të gjithë.

Statuja e re prej bronzi, e pagëzuar si “motra e vogël”, është sa një e 16-ta e strukturës me famë botërore që qëndron në Liberty Island. Ajo do të vendoset në ishullin Ellis, përballë origjinalit nga data 1deri në 5 korrik. Statuja 450 kilogramë është gati 3 metra e lartë; ajo u krijua në 2009-tën dhe është kopje ekzakte e modelit të vitit 1878, që është ruajtur i paprekur nga National Museum of Arts and Crafts në Paris, në muzeun e të cilit ka qëndruar që prej 2011-tës.

Vepra monumentale është e mbushur me simbolizëm: kurora me shtatë cepa përfaqëson rrezet e diellit që happen në mbarë botën; në pllakën që mban në dorë është gdhendur data e pavarësisë së Amerikës në numra romakë dhe zinxhirët e thyer në këmbët e saj dëshmojnë abolicionin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një periudhe 62 vjeçare, nga viti 1892, deri më 1954, dhurata kolosale origjinale e Francës, mirëpriti  më tepër se 12 milionë emigrantë, të cilët patën zbarkuar pikërisht në ishullin pranë saj, Ellis Island.

Top Channel