Mungoi në seancën për shkarkimin e Metës, ja ku ndodhet deputetja Rudina Hajdari (FOTO)

10/06/2021 09:55
Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari mungoi në seancën plenare për shkarkimin e Ilir Metës pasi ndodhet në SHBA, ku po shijon disa ditë me familjen e saj.

Për shkak të angazhimit në politikë prej disa vitesh, Hajdari e ndan jetën mes SHBA dhe Shqipërisë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet bashkëshorti i saj, me të cilin është ribashkuar për të kaluar disa caste të bukura, së bashku me vajzën e tyre.

Hajdari nuk do të jetë pjesë e katërvjeçarit të ardhshëm në Kuvend, pasi nuk u zgjodh deputete.

Vetë Rudina kishte treguar disa kohë më parë, se kishte pasur një ftohje në marrëdhënien me bashkëshortin, për shkak të largësisë, por duket se tashmë gjithçka është lënë pas krahëve, dhe i është bashkuar atij në SHBA.

Kujtojmë se nga e njëjta sallë ku katër vite më parë e votuan si President, socialistët vendosën ta largojnë nga detyra Ilir Metën, këtë herë me një opozitë të re.

Ilir Meta vendosi precedentin e parë në historinë e Shqipërisë të një Presidenti të shkarkuar nga Parlamenti. Si rrallë herë Edi Rama i rezervoi ish-aleatit të tij vetëm dy minuta nga koha e tij parlamentare.

Në të njëjtën kohë kur Parlamenti vendoste për fatin e tij politik kënga dhe vallja gjëmonte në oborrin e Presidencës. Ilir Meta injoroi Parlamentin dhe foli me zërin e zëdhënësit të tij, i cili e konsideroi vendimin antikushteues.

Për herë të parë nga nisja e hetimit parlamentar heshtjen e theu edhe Partia Demokratike, e cila më shumë sesa lir Metën, mbrojti institucionin e Presidentit.

Kuvendi pritet t’ia dërgojë vendimin e tij brenda harkut kohor te 5 ditëve gjykatës kushtetuese që është arbitri final. Votat e 5 nga 7 anëtarëve kushtetues mund ta nxjerrin përfundimisht nga zyra e Presidentit, Ilir Metën.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel