Po qarkullonte me “Benz” kur u pikas nga policia, 28-vjeçari nuk i bindet efektivëve. Ja çfarë iu gjet në makinë

10/06/2021 09:10

Një 28-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat” pasi u kap me doza kanabisi në makinë.

Ai  është identifikuar me iniciale G.B.(T), banues në Fier dhe u kap në vendin e quajtur “ish-globi”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ushtruar kontroll duke i kundërshtuar.

Pas kontrollit, në çantën e tij të krahut u gjetën dhe u sekuestruan 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel