Asnjë rast tjetër pozitiv me COVID-19 te Spanja, Luis Enrique merr frymë lirisht

09/06/2021 23:38

Pas furtunës vjen edhe çlirimi. Luis Enrique mund të marrë frymë lirisht. Pas Sergio Busquets dhe Diego Llorentes asnjë futbollist tjetër nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19 te Spanja dhe në listën e trajnerit të La Rojas nuk do të ketë ndryshime të shumta.

Në testet e tjera për COVID-19, që UEFA u ka zhvilluar ditën e sotme, të gjithë kanë dalë negativë dhe tashmë lojtarët do të mendojnë të shkojnë sa më larg në Europian.

Trajneri Luis Enrique ishte detyruar të grumbullonte edhe lojtarë të tjerë, për të qenë në gatishmëri për ndryshime në listën e 26 lojtarëve. Në këto kushte nuk ka pse të ndodhë diçka e tillë.

Top Channel