Nuk ndahen nga njëri-tjetri/ Pas pushimeve në Francë, Kanye West dhe Irina Shayk kthehen bashkë në New York (Fotot)

10/06/2021 10:27

Fotot e reperit Kanye West dhe supermodeles Irina Shayk, teksa pushonin së bashku në Francë, bënë xhiron e rrjetit, një ditë më parë.

Daily Mail publikoi imazhet e tyre, në një vilë luksoze, në pronësi të Villa La Coste, të shkrepura këtë të martë, ditën e lindjes së reperit.

Pamjet vërtetuan se reperi festoi me supermodelen ruse, pavarësisht se në të njëjtën ditë, ish-gruaja e tij, Kim Kardashian e uroi në “Instagram” me dedikimin që i bëri të gjithë konfuzë: “Gëzuar ditëlindjen! Të dua përjetë!”

Ndërkohë, dje 35-vjeçarja dhe reperi u panë në aeroportin e New Jersey-t, teksa dolën nga avioni privat. 44-vjeçari mbuloi fytyrën me xhaketë, por pa mundur t’u shpëtojë paparacëve.

FOTO GALERI
1/17
Kanye West zbriti nga avioni, së bashku me Irina Shayk, të mërkurën e 9 qershorit

Top Channel