Kreshnik Spahiu: Meta do mbahet mend si njeri që vë baste, nxori Presidencën nga shinat

09/06/2021 22:49

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta tha se ai do të mbahet mend si individi që nxori institucionin e Presidencë nga shinat.

Në Open ai tha se Meta është njeri me standarde të dyfishta.

Spahiu: Meta do mbahet mend si kryetari që del në fushatë dhe thotë që unë vë bast nëse ky njeriu merr 71 mandate jap dorëheqjen, se tani qëndrim më të hapur se kaq.

Ky është një pozicionim i hapur, tani nëse Gjykata Kushtetuese e kualifikon si shkelje apo kjo , mbetet për tu parë.

Një president që thotë se ky parlament është jo legjitim, pra nuk e njeh, këtu fillon kriza kushtetuese, por mos të harrojmë se ky president u zgjodh nga një parlament gjysmak se opozita ishte në çadër, tani thotë të kundërtën , pra është më dy standarde.

Ky është fundi i një individi që e ka nxjerr institucionin nga shinat .

Top Channel