E hënë, 12 Tetor 2020
19:12
Zbulohet sistemi yjor/ I rrallë dhe i destinuar të vdesë

Një sistem i rrallë yjor është zbuluar në galaksinë tonë, por ai është i destinuar të përfundojë në një shpërthim masiv.

19:10
Maqedoni e Veriut: 5 viktima dhe 177 raste të reja me koronavirus

Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 177 raste të reja me koronavirus dhe pesë viktima.

19:09
Andi “zhgënjehet” nga Tea dhe mban anën e Shqipes: Më vjen keq me Tean…

Fillimisht u mendua se mes Andit dhe Teas kishte nisur një pëlqim, por në takimin e tretë të tyre u vërtetua e kundërta.

19:05
Krye eksperti amerikan, Fauci: Trump manipuloi reklamën

Shkencëtari kryesor i qeverisë amerikane, Anthony Fauci, thotë se një klip i tij i përdorur në një reklamë të fushatës elektorale të donald trump, është i manipuluar.

19:02
60 minuta me Ramën/ Zëdhënësi i qeverisë gjermane Seibert tregon detajet: U fol për pandeminë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike dhe…

Pas njoftimit nga kryeministri Edi Rama se ka folur për rreth 60 minuta me kancelaren Angela Merkel, ka reaguar edhe Ambasada Gjermane në Shqipëri.

19:00
Vetëvrasjet me armë dominojnë zonat rurale në perëndim e jug të SHBA/ Raporti

Në 11 zona adminsitrative, më shumë se 100 rezidentë në vit përdorin armët e tyre për t’i dhënë fund jetës.

18:58
A ndodh që fytyrat e njerëzve që janë në një marrëdhënie të fillojnë të duken të ngjashme? Shkenca jep përgjigjen

Pyetja ka intriguar prej vitesh psikologët: a ndodh që fytyrat e njerëzve që janë në një marrëdhënie të gjatë të fillojnë të duken të ngjashme?

18:57
Debat i ashpër në “PërPuthen”/ Arjani i drejtohet Shqipes: Ke nevojë për psikiatër

Opinionin që Shqipja dha ndaj Teas, në lidhje me ndërhyrjen që kjo e fundit ka bërë, nxiti debatin e Shqipes dhe opinionistit Arjan Konomi.

18:50
Tea kapet keq me Shqipen: Unë blej sallatë aq sa blen ti libra…

Prezenca e Teas në studio u arrit me anë të një lidhjeje në “Skype”, pasi vajza kishte kryer një ndërhyrje, më konkretisht balonin gastrit, e cila ka si qëllim humbjen në peshë.

18:45
Lufta me Armeninë detyron federatën azere të luajë ndeshjen ndaj Qipros në ” Elbasan Arena”

Për shkak të luftës që po zhvillohet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për Nagorni Karabakun, kombëtarja azere është detyruar që ndeshjen ndaj Qipros ta luajë në një shtet tjetër.

18:41
Tea “braktis” studion, një ndërhyrje ia mohon prezencën në “PërPuthen”

Kjo javë nisi me një mungesë në studion e “PërPuthen”.

18:37
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi/ Të martën Lajcak do të vizitojë Kosovën

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, i pari i Qeverisë, Avdullah Hoti do ta pres Lajcak në ora 16 e 30, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse do të ketë konferencë për media.

18:32
Rama dekoron me titullin ‘Ylli i Madh” ambasadorin e Vatikanit

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një ceremoni në Sallën e Hartave ka dekoruar me titullin Ylli i Madh i mrënjohjes publike, Nuncit Apostolik, ambasadorit të Selisë së Shenjtë, Charles Brown.

18:29
SHBA/ Burgoset gruaja që vrau përdhunuesin, pas kërcënimeve me jetë ndaj familjes

Paditja e Brittany Smith për vrasjen e përdhunuesit të saj në Alabama ka qenë në faqet e para të gazetave amerikane. Të premten ajo u dënua me 20 vjet burg, nga të cilat do të kryejë shtatë muaj prapa hekurave.

18:26
Zhaklin Lekatari tregon traumat që ka kaluar në jetë: Kam shkuar te psikologu që 15 vjeç!

Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari tregoi këtë pasdite në emisionin “Ftesë në 5”, traumat që ka kaluar në jetë.

18:22
Klopp i kthen letrën emocionale tifozit të Liverpoolit që vuan nga ankthi, 11-vjeçari nuk e imagjinonte dot

Jurgen Klopp e ka lënë të befasuar tifozin 11-vjeçar të Liverpoolit që i tregoi strategut gjerman për problemet e tij me ankthin.

18:19
Bieta Sulo rrëfen një nga periudhat e vështira në jetë: Kisha çdo gjë, por më vinte për të qarë

Pikërisht në emisionin që drejton, “Ftesë në 5”, moderatorja Bieta Sulo zgjodhi që të rrëfehet për një periudhë të vështirë të jetës…

18:11
Shumë të infektuar nga koronavirusi, Italia U21 zëvendësohet nga U20-a në eliminatore

Italia U21 nuk do të luajë as nesër në mbrëmje në Pisa përballë Irlandës në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Euro 2021-shit, pasi në grupin e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Paolo Nicolato kanë dalë disa të prekur nga Covid 19.

18:11
T’i dalësh përballë Covid-it/ Nisma që po tërheq mijëra njerëz

Ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve janë të obsesionuar që të evitojnë covid 19 me çdo kusht, një grup njerëzish që po rritet shpejt, në të gjithë botën, thonë se ata janë të përgatitur që me vullnetin e tyre të marrin virusin.

18:07
Spikerja Blerta Tafani flet për problemet me ankthin: Mendoja se do vdisja, jam larguar prej studios nga frika!

10 tetori njihet në botë si Dita e Shëndetit Mendor.

17:57
​BE kërcënon me sanksione Lukashenkon nëse ai nuk negocion me opozitën

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sanksione ndaj presidentit të kontestuar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nëse nuk fillon një dialog me opozitën dhe nuk pushon së përdoruri dhunën ndaj protestuesve.

17:51
Për të mos u humbur! E gjithë bota e fiksuar në disa foto

Reuters ka mbledhur fotot që spikasin disa nga ngjarjet më të rëndësishme ane e mbanë botës.

17:50
Top Talk: Prof. Kabo diskrediton klasën politike. Ka krizë përfaqësimi. E paaftë të prodhojë zhvillim…

Zhvillimet e viteve të fundit në politikën shqiptare kanë nxitur gjithmonë debate mes analistëve.

17:49
​Hoti: Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

17:42
Sfida me Lituaninë/ Trashi e Seferi, shpresë për fitore

Kombëtarja shqiptare nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me kazakistanin duke dalë nga fgusha e lojës me vetëm 1 pikë. Kuqezinjtë i patën shanset e tyre por nuk mundën t’i shfrytëzojnë dhe për Lorenc Trashin kjo ishte keqardhja më e madhe  për këtë ndeshje të cilën skuadra jonë kombëtare mund ta fitonte.

17:30
Borrell: Kosova dhe Serbia mund të arrijnë marrëveshje brenda muajsh

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se beson që arritja e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje muajsh dhe jo vitesh, nëse të dyja palët angazhohen në mënyrë konstruktive.

17:29
15-vjeçari italo-britanik i mrekullive, lumturohet nga Kisha pas vdekjes në 2006

Një djalosh gjenial i teknologjisë dhe besimit katolik, i cili vdiq nga leukemia në moshën 15 vjeçare, ka nisur rrugën drejt kthimit në shenjtor pas ceremonisë së lumturimit në një katedrale në Italinë qendrore.

17:25
Intensifikohet fushata presidenciale në SHBA

Presidenti Donald Trump thotë se është gati t’u kthehet aktiviteteve të fushatës elektorale pas diagnostikimit me COVID-19. Ish Nënpresidenti Joe Biden shkon këtë javë në shtetin e Ohajos për të argumentuar se është kandidati që meriton një fitore për në Shtëpinë e Bardhë më 3 nëntor. Ndërkohë, Senati amerikan filloi të hënën seancat për konfirmimin e gjykatëses Amy Coney Barrett, e emëruar nga presidenti Trump për vendin e lirë në Gjykatën e Lartë.

17:13
Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Kujdes nga kushtet e motit

Bashkia e Vlorës nëpërmjet një postimi në ‘ Facebook” u ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës që të kenë kujdes për shkak të kushteve të motit në Vlorë.

17:09
“6 në 4 biznese dalin me humbje”/ Basha bën gafën e radhës. Rama e bën meme në Instagram: Kot nuk them je artist unë!

Kreu i PD, Lulzim Basha teksa iu përgjigj pyetjeve në lidhje me ekonominë, bëri një tjetër gafë, duke thënë se “6 në 4 biznese dalin me humbje”, dhe sigurisht që kjo nuk i ‘ka shpëtuar’ kryeministrit Edi Rama.

17:08
Iluzion optik/ A janë të dëmtuara këto kafshë? Pamje që kanë bërë “lëmsh” botën… (FOTO)

Kafshët shtëpiake janë pjesë e pandashme e jetëve tona.

17:05
Rastet pozitive në Kosova U21, Federata kosovare del me njoftim zyrtar

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se Kombëtarja U21 dje iu ka nënshtruar testit për Covid-19 dhe sot është njoftuar me rezultatet e testeve.

16:59
Tronditëse/ Njerku e filmonte prej vitesh duke bërë dush, rrëfehet 19-vjeçarja: Kam tentuar të vetëvritem…

Në moshën 19-vjeçare, Lauren Brightwood gjeti guximin për të rrëfyer një histori të errët që ka nisur që në fëmijëri.

16:53
Kina do ta testojë gjithë qytetin për COVID-19, për pesë ditë

Qyteti i Kinës Kingdao do ta testojë gjithë popullsinë prej nëntë milionë banorësh për sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi.

16:52
Për një festë me Adele/ Chris Brown sfidon hapur ligjin

Reperit Chris Brown i është ndalur hyrja në Britaninë e Madhe për shkak të dosjes penale që ka.

16:51
Përplasje e hapur/ Rusia dëbon diplomatët bullgarë

Rusia do të dëbojë dy diplomatë bullgarë gati tre javë, pasi dy pjesëtarëve të stafit të ambasadës ruse në Sofje, të akuzuar për spiunazh iu kërkua të largohen.

16:47
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Lidhet me të ardhmen në BE

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, iu drejtua ministrave të Jashtëm të BE-së duke i informuar mbi bisedimet mes dy vendeve.

16:47
Liga Profesioniste s’bën prapakthehu, bojkoti vazhdon

Nuk ka ende një datë për kthimin në fushë të skuadrave të Kategorisë Superiore. Përkundrazi, anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit, të paktën shumica e tyre, kanë vendosur që bojkoti të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesa nga ana e qeverisë.

16:37
Tragjike/ Qëlloi veten në kokë me armën e të atit, ndërron jetë 3-vjeçari

Një ngjarje tragjike është shënuar në Oregon të SHBA-së.

16:32
Maskat të detyrueshme në rrugë/ Policia do të patrullojë dhe do të gjobisë shkelësit

Pas ditës së enjte do të gjobiten ata që nuk e përdorin maskën në ambiente të hapura.

16:31
60 minuta bisedë me Merkel/ Rama zbardh detajet: Folëm për Investimet, Shengenin rajonal dhe…

Nëpermjet një postimi në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka biseduar para pak minutash me kancelarin gjermane Angela Merkel.

16:28
Familja nga Baldushku u detyrua të shiste lopën pas tërmetit/ Veliaj mban premtimin, u çon një tjetër në shtëpinë e re

Të premten e kaluar, kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Ahmetaj ishin së bashku në Baldushk, për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes së Klementit, pasi e vjetra u shkatërrua nga tërmeti i nëntorit.

16:21
Hamilton arrin numrin e 91 fitoreve të Michael Schumacher, i biri i legjendës i dhuron kokoren simbolike

Lewis Hamilton mbeti i shtangur dje kur i biri i legjendës gjermane të Formula 1, Michael Schumacher i dhuroi një nga kokoret e fundit të përdorura nga i ati, pasi britaniku barazoi numrin e 91 garave të fituara më herët nga gjermani Schumacher.

16:10
Balluku inspekton punimet në ndërtimin e lotit 3 të rrugës Porto Romano-Durrës

Ministrja Belinda Balluku dhe drejtori ARRSH-së, Ergys Verdho kanë inspektuar punimet në ndërtimin e lotit 3 të rrugës Porto Romano-Durrës.

16:03
Rriten rastet me COVID në vendin tonë! 171 të prekur në 24 orë, humbin jetën 4 persona

Tiranë- 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 171 janë prekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

16:01
Momentet shokuese kur dy infermieret britanike përleshen në dyshemenë e kafes së spitalit (video)

Këto janë momentet shokuese kur dy punonjëse spitali nisin një konflikt të dhunshëm duke u përleshur në dyshemenë e kafenesë së spitalit.

15:55
Masat kundër Covid/ Itali, jo më festa në shtëpi!

Italia vazhdon t’i ashpërsoje masat anti- covid në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes që me stinën e ftohtë, duhet se po i qëndron parashikimeve duke marrë hov sërish.

15:52
Një viktimë dhe 68 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u konfirmuan 68 raste të tjera me koronavirus dhe një viktimë gjatë 24 orëve të fundit.

15:50
Stërvitja e fundit e kombëtares në Kazakistan para ndeshjes me Lituaninë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore një ditë pas ndeshjes me Kazakistanin.

15:46
Basketbollit i mbyllin palestrat/ Asnjë ekip nuk po stërvitet dot

Situata e pandemisë ashtu si në të gjitha fushat e jetës edhe në sektorin e sportit të basketbollit ka sjellë një problematikë shumë të madhe.

15:42
Protesta në Qafë-Botë/”Hapni kufirin”. Banorët e fshatrave në të dyja anët e kufirit bëhen bashkë

Banorë të moshuar të fshatrave të bashkisë së Finiqit si dhe banorë të Sajadhës e Igumenicës në anën greke të kufirit u bënë pjesë e një tubimi publik në hyrje të doganës së Qafë-Botës në Shqipëri dhe të Mavromatit në Greqi me kërkesën e vetme çeljen e kësaj pike kufitare si të rëndësishme për shkëmbimet dhe jetën e banorëve.

15:37
Protestë për tokat/ Banorët e Nivicës: E fituam me ligjin 7501

Banorët e Nivicës kanë vijuar të protestojnë ndaj institucioneve publike që sipas tyre mbajnë peng për gati tri dekada pronën e kthyer me ligjin 7501 në gjirin e Kakomesë.

15:31
Karantinimi vonoi rindërtimin/ Rama në Fushë Krujë: Shpejt nis puna për ndërtimin e shtëpive

Kryeministri Edi Rama inspektoi në Fushë Krujë përmbylljen e fazës së ndërtimit të infrastrukturës lidhëse dhe nisjen e ndërtimit të banesave individuale të familjeve të mbetura pa shtëpi nga tërmeti 26 Nëntorit.

15:27
Inflacioni 1.5%, ra konsumi/ Parashikimet flasin se edhe në 2021 konsumi do jetë i ulët

Dy goditjet e mëdha, tërmeti i 26 Nëntori dhe më pas kriza e Covid-19 e kanë vënë në vështirësi të mëdha ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve, që kanë frenuar ndjeshëm shpenzimet për shkak të krizës.

15:27
Basha: Rama po i jep një goditje integrimit në BE

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme  ka theksuar se qeveria e tanishme me në krye Edi Ramën po i jep një goditje të madhe integrimit në Bashkimin Europian.

15:26
Operacioni “ik se të kapa”/ Policia e Tiranës, demonstrim force në rrugë pa rezultat

Në Tiranë se fundmi shikon shumë postblloqe policie. Veçanërisht ato u shtuan shumë pas atentatit me tritol në një makinë ku mbeti i plagosur, Preng Gjini.

15:22
Atentat policit bashkiak/ Malësi e Madhe: Shpallet në kërkim një 19 vjeçar

Ilirjan Hasanaj, është autori i dyshuar i atentatit të ditës se diele në qytetin e Shkodrës.

15:21
Basha akuza ndaj kryeministrit: Votat në Shijak s’i vodhi Dako por Rama

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme  ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e votave, duke theksuar se ai nëpër zona ka vënë të besuarit e tij që nuk i largon dot nga PS-ja.

15:12
Si gjendet emri në listat e zgjedhësve? Shpallen listat, mes banorëve ka raste kur nuk gjendet emri

Listat paraprake të zgjedhësve janë afishuar nëpër njësitë administrative, duke nisur nga 6 tetori.

15:07
Rama: Meta të votojë kodin zgjedhor/ Reagimi pas “kërcënimit” të Presidentit për 25 prillin

Krye-socialisti Edi Rama si çdo të hënë vijoi takimet me shtabin elektoral, ndërsa presidenti Ilir Meta e nisi javën politike, me një kërkesë në adresë të kryeministrit.

15:03
Pandemia Covid-19/ Anglia, më shumë shtrime se në mars

Britania e Madhe po përballet me një shtim shqetësues të infektimeve, aq edhe vetë kreu I shërbimit kombëtar shendetësor atje u detyrua ta pranonte se gjendja është e rende.

14:57
Figurat historike në momentet e tyre intime, artisti shqiptar sjell një art ndryshe

Figura historike në momentet e tyre intime të imagjinuara nga një i ri shqiptar.

14:53
‘Nuk ia kam idenë’/ Basha i kujton planin me 5 pika Ramës: E besoj se nuk e ke dëgjuar…por po e përsëris

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me planin e propozuar nga PD për krizën e Covid-19.

14:40
“Frozen fashion week”, fillon java e modës për fëmijët

E vetme në llojin e saj dhe e vendosur në botën e përrallave, pas pasarelave të Londrës, New York, Milanos dhe Parisit vjen dhe sfilata më e veçantë, Frozen Fashion Week, e cila i dedikohet tërësisht fëmijëve.

14:34
Nga e enjtja maska kudo me vete/ Drejtori i policisë i prerë: Do angazhohemi me të gjithë kapacitetet për shkelësit…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ma dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët për sa u përket masave anti covid-19.

14:31
“Maska të bën pak budalla”, Sazan Guri nxjerr hipotezën e re

Ambientalisti Sazan Guri i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ka nxjerrë një hipotezë të re në lidhje me mbetjen e maskës.

14:20
Përgjonte bisedat me anë të aplikacioneve/ Ky është emri i iranianit të arrestuar, çfarë deklaroi para gjykatës: Telefonin ia mora…

Bijon Pooladrag është emri i iranianit të arrestuar dhe që akuzohet për spiunazh e sulme kibernetike. Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se ka qenë një grua që ka kallëzuar se në të dhënat e saj ishte bërë një ndërhyrje.

14:18
“Infeksion mental i prodhuar në laborator”, Sazan Guri gjen zgjidhjen pas vendimit të mbajtjes së maskës

Ambientalisti Sazan Guri e ka gjetur zgjidhjen pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e maskës me detyrim në ambientet e hapura.

14:16
Rimëkëmbja ekonomike/ Kuvendi i Kosovës miraton draftin

Kuvendi i Kosoves miratoi në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19, të votuar në seancë të jashtëzakonshme me 64 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

14:14
LDK, PDK e AAK kritikojnë projektligjin e propozuar nga LVV

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, njëherësh propozuesi për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete tha se qëllimi i këtij projektligji është që të ndryshohet një nen në mënyrë që të hiqet obligimi për homologim për mjetet rrugore të reja të cilat kanë certifikatë konformiteti, si dhe për mjetet rrugore të përdorura që importohen nga vendet që kanë standarde të ngjashme me Republikën e Kosovës, siç janë vendet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.

14:07
Maska me detyrim në rrugë/ Mjeku i njohur: Në Shqipëri është e panevojshme

Mjeku i njohur shqiptar Erion Dasho në një lidhje me skype në emisionin “ShqipëriaLive” ka thënë se Shqipëri nuk është e nevojshme që të mbash maskën mbrojtëse në ambientet e hapura.

13:57
Cardi B zgjedh stilisten shqiptare për fustanin e ditëlindjes

Cardi B ka festuar dje 28-vjetorin e lindjes. Ajo që u komentua më shumë në festën e saj në Las Vegas ishte puthja e papritur me bashkëshortin që i bëri të gjithë të dyshojnë se divorci mes tyre ishte fals dhe çdo gjë u organizua për publicitet.

13:55
Maska me detyrim në rrugë/ Nard Ndoka kritikon Ramën: Vendim provokativ e terrorizues

Ish-deputeti Nard Ndoka e ka konsideruar provokativ e terrorizues vendimin e kryeministri Edi Rama për mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”.

13:51
OFL ‘u shkon në shtëpi’ tre të dënuarve për trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre të dënuarve.

13:50
Video/ Qafa e Llogarasë ‘pushtohet’ nga shiu dhe mjegulla e dendur

Qafa e Llogarasë gjatë ditës së sotme është ‘pushtuar’ nga shiu dhe mjegulla e dendur.

13:47
Moment i rrallë/ “007” dhe partnerja, foto bashkë

Mund të thuhet se janë një nga çiftet, të cilët është mision i jashtëzakonisht i vështirë t’i fotografosh së bashku në publik.

13:40
Shkodër/ Arrestohet shpërndarësi i drogës, pranga edhe bashkëpunëtorit të tij!

Shkodër – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

13:31
Meghan për djalin: Hapin e parë e hodhi në karantinë

Archie i vogël paska hedhur hapin e parë gjatë karantinës dhe Meghan e njoftoi emocionuar gjatë një live chat me aktivisten për të drejtat e grave, Malala Yousafzai, me rastin e festës ndërkombëtare të vajzave.

13:30
Dhunoi nënë e tij, arrestohet 57-vjeçari në Sarandë

Sarandë- Një 57-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet të ketë ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

13:30
Aksidenti i merr jetën 29-vjeçares/ Motra kërkon që të vihet drejtësia pas 8 vitesh: Dua vetëm të vërtetën!

Një aksident i ndodhur në vitin 2012 me pasojë humbjen e jetës së Adelina Sinës është trajtuar ditën e sotmes në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

13:26
Nobeli në ekonomi, e fitojnë dy ekspertë amerikanë

Amerikanët Paul R. Milgrom dhe Robert B. Wilson u shpallën fitues të çmimit Nobel në ekonomi për “përmirësimet në teorinë e ankandit dhe shpikje të formateve të reja të ankandit”.

13:26
Kosovë/ Dënohet me 25 vjet burgim personi që dhunoi dhe vrau 11-vjeçarin, Kujtim Veseli

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shqiptuar dënim unik prej 25 vjetësh të akuzuarit S.O, për dhunim dhe vrasje të 11-vjeçarit, Kujtim Veselit nga Fushë Kosova.

13:20
​Vetëvendosje kërkon të mbahen zgjedhjet në Podujeve

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po u mohon qytetarëve të Podujevës dhe atyre në veri të Mitrovicës të drejtën për të votuar.

13:11
Dy amerikanë fitues të çmimit Nobel për ekonomi

Amerikanët Paul R. Milgrom dhe Robert B. Wilson u shpallën fitues të çmimit Nobel në ekonomi për “përmirësimet në teorinë e ankandit dhe shpikje të formateve të reja të ankandit”.

13:03
Votohet marrëveshja mes Kosovës dhe Italisë për transferimin e personave të dënuar

Kuvendi i Kosovës me 91 vota për dhe 1 kundër ka miratuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar.

12:44
Fotot/ Nëse mendoni se bota është e tmerrshme, këto miqësi të çuditshme do t’jua ndryshojnë mendjen

Shumë prej jush mund  të jenë adhurues të jashtëzakonshëm të kafshëve, prandaj më poshtë po ju sjellim disa nga fotot më magjike të miqësisë së tyre për të ngrohur zemrat meqë edhe moti po ftohet.

12:42
Me mushama mes shiu, Rama shfaqet me maskën ndryshe në kantierin e ndërtimit në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar punimet në kantierin e lagjes së re që do të ndërtohet në Fushë Krujë.

12:40
Dhomat e specializuara/ Thaçi: Nuk ka arsye për “superaksione”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci u shpreh se qytetarët e Kosovës dhe e gjithë bota presin që Dhomat e Specializuara t`i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze” sic e quan ai “trafikimin e orhaneve nga UCK-ja”, apo “Shtëpinë e Verdhë”, për shkakun e të cilave dhe u themeluan Dhomat në fjale.

12:36
Rifillon kërkimet/ Turqia kthen në Mesdhe Oruc Reisin

Anije kërkimore turke në qendër të mosmarrëveshjeve që përshkallëzuan ndjeshëm tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, do të rikthehet përsëri në ujërat e diskutueshme në Mesdheun Lindor thotë BBC.

12:33
Juristja Ana Dhamo vendoset në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Durrës

Në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës është prezantuar juristja Ana Dhamo.

12:29
Vitamina kundër virozave/ Mjekët i këshillojnë për fëmijët që nuk konsumojnë fruta

Luhatja e temperaturave ka shtuar numrin e fëmijëve me viroza.

12:15
Fotot/ Arti i momenteve familjare të mbushura me miks ndjenjash

Fotografitë e familjes janë një miks ndjenjash, emocione, fuqi, butësi apo befasi dhe mund të vazhdosh të flasësh e të flasësh e nuk do të mbarosh kurrë.

12:14
Ronaldo paralajmëron largimin nga Kombëtarja e Portugalisë

Cristiano Ronaldo ka bërë me dije se do të largohet nga Kombëtarja e Portugalisë.

12:11
Me 20 mijë euro të padeklaruara në çantë, vihet nën hetim 50-vjeçari në Kakavijë

Një 50-vjeçar është vënë nën hetim, pasi po kalonte pikën për në Greqi me 20 mijë euro me vete të padeklaruara.

12:10
Piktori i njohur Helidon Haliti i bashkohet PS dhe i dhuron penel Veliajt: Vijo të perfeksionosh edhe më shumë Tiranën

Të tjera personalitete i janë bashkuar Partisë Socialiste duke dalë hapur krah kryebashkiakut Erion Veliaj në turin e tij në 27 njësitë e Tiranës.

12:09
“U prehsh në paqe vëlla i pazëvendësueshëm”, mesazhi i ndjerë i Veliajt për drejtorin që u nda nga jeta prej COVID-19

Pas betejës së gjatë me COVID-19, një nga drejtuesit kryesorë të Bashkisë së Tiranës Feti Fanaj ka humbur jetën.

12:08
Lotaria Amerikane, ambasada jep porositë: Mos harroni të përfshini…

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët e interesuar  për lotarinë amerikane 2022.

12:04
Përhapja e virusit/ Në Gjermani angazhohet ushtria

Berlini, Frankfurti, Këlni. Tani edhe Shtutgarti e ka kapërcyer vlerën kritike të paralajmërimit për koronavirusin.

11:55
Protestë në Los Angeles/ Mijëra vetë mbështesin Armeninë

Mijëra vetë protestuan në Los Anxhelos të SHBA-së për të mbështetur Armeninë në konfliktin e saj të vazhdueshëm me Azerbajxhanin për rajonin separatist të Nagorno Karabakut.

11:49
Dasmat e pandemisë/ Zbuloni momentet më të mrekullueshme të këtij viti ndryshe

Koronavirusi ka ndikuar në çdo aspekt të jetës sonë dhe ka prishur edhe lumturinë e shumë personave.