Rama: Meta të votojë kodin zgjedhor/ Reagimi pas “kërcënimit” të Presidentit për 25 prillin

12/10/2020 15:07

Krye-socialisti Edi Rama si çdo të hënë vijoi takimet me shtabin elektoral, ndërsa presidenti Ilir Meta e nisi javën politike, me një kërkesë në adresë të kryeministrit.

“Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh”.

Në përfundim të mbledhjes me shtabin elektoral unë e pyeta kryeministrin Rama se cili ishte qëndrimi i tij për këtë kërkesë që vjen nga presidenca.

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar. 5 qershori është respektuar dhe 30 qershori është respektuar. Presidenti bën mirë ta firmos se koha për t’u implementuar është e shkurtër, në rast se e kthen në Kuvend do e votojmë sërish. Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika (i referohet planit të Bashës”.

Top Channel