Me 20 mijë euro të padeklaruara në çantë, vihet nën hetim 50-vjeçari në Kakavijë

12/10/2020 12:11

Një 50-vjeçar është vënë nën hetim, pasi po kalonte pikën për në Greqi me 20 mijë euro me vete të padeklaruara.

A. O. i kishte të fshehura në  çantën e tij personale paratë ndërsa po udhëtonte me mjetin tip kamion në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë /Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, Policia Kufitare, brenda pak ditësh, ka goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 20 000 euro. Procedohet penalisht 50-vjeçari, poseduesi i shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip kamion që drejtohej nga shtetasi A. O., 50 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën personale të shtetasit A. O., 20 000 euro, të cilat ky

Top Channel