Përhapja e virusit/ Në Gjermani angazhohet ushtria

12/10/2020 12:04

Berlini, Frankfurti, Këlni. Tani edhe Shtutgarti e ka kapërcyer vlerën kritike të paralajmërimit për koronavirusin.

Autoritetet kanë arritur në kufijtë e mundësive për gjurmimin e kontakteve thote DË, ndaj duhet të ndihmojë ushtria.

Numri i infektimeve të reja me Corona në të gjithë vendin u rrit në mes të javës e shqetesim po shkaktojne sidomos qytetet e mëdha. Pas Berlinit dhe Frankfurtit mbi Main, edhe Shtutgarti raportoi të shtunën kapercimin e vlerës kritike të 50 infektimeve të reja për 100.000 banorë në shtatë ditë. Kryeqyteti i landit federal të Baden-Ëürttemberg tani synon të marrë pa humbur kohë masa te reja.

“Shifrat po rriten në mënyrë shqetësuese, aq sa Zyra e Shëndetit Publik nuk mund të garantojë më ndjekjen e personave të kontaktit, gjë që është aq e rëndësishme për kontrollin e pandemisë,” shpjegoi Stefan Ehehalt, kreu i Zyrës së Shëndetit Publik të Shtutgartit.

Përballë rritjes së konsiderueshme të infektimeve, disa kryeministra landesh u kane bërë thirrje qytetarëve që të sillen në mënyrë të disiplinuar. “Situata po bëhet e rrezikshme,” i tha kryeministri i Bavarisë Markus Söder gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”. Ai mbështeti një gjobë uniforme në të gjithë vendin prej 250 eurosh për personat që nuk pranojnë të mbajnë maskë.

Top Channel