FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar punimet në kantierin e lagjes së re që do të ndërtohet në Fushë Krujë.

Rama pavarësisht se po binte shi, ka zgjedhur që të mos përdor çadër por vetëm një mushama me kapuç dhe ka ecur në drejtim të kantierit. Një gjë tjetër që ra në sy ishte maska e veçantë me trëndafil të kuq që ishte stampuar në anën e majtë.

Sipas Ramës në kantierin e lagjes së re, ku pas përfundimit të infrastrukturës, ka nisur puna për ndërtimin e banesave individuale për familjet e mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit dhe së shpejti nis puna edhe për pallatet e reja.

Ai ka shtuar se 15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbërta si edhe një treg modern për produktet e zonës, do të shtrihen në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në lagjen e re

**qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara🐕‍🦺🐕🦮🦮🐕‍🦺🐕‍🦺

#KrujaqëDuam ⛰🏡🏘🏰

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

FOTO GALERI
1/14

Top Channel