Piktori i njohur Helidon Haliti i bashkohet PS dhe i dhuron penel Veliajt: Vijo të perfeksionosh edhe më shumë Tiranën

12/10/2020 12:10

Të tjera personalitete i janë bashkuar Partisë Socialiste duke dalë hapur krah kryebashkiakut Erion Veliaj në turin e tij në 27 njësitë e Tiranës.

Së fundmi, një prej emrave të njohur është dhe artisti Helidon Haliti i cili rrëfeu pse e mori këtë vendim.

“Pse mos t’i bashkohem kësaj familjeje, kur i jam bashkuar pikërisht në vitet ’90, kur Edi Rama filloi ndryshimin. Unë e kisha profesor, pedagog në atë kohë dhe në të njëjtën klasë jap mësim. E pse mos t’i bashkohesha kësaj familjeje, kur ne në vitin 2015 kishim një ëndërr që të sillnim mijëra artistë nga e gjithë bota dhe dukej si e pamundur, por falë Erion Velisë, kjo u bë e mundur dhe ne kemi ftuar mbi 2 mijë artistë. Kemi realizuar “Bienalen e akuarelit” e cila sot, lehtësisht e kontrollueshme, është nga më prestigjiozet në botë dhe secili artist ka dëshirë të vijë në këtë vend. Ka dëshirë të vijë në këtë vend, por në 2015-ën, ne na duhej ta pikturonim Tiranën, artistët e pikturonin Tiranën. Dhe në 2017 kur e takuan kryetarin e bashkisë, ia thanë me fjalët e tij – Kemi parë ndryshime të jashtëzakonshme! Dhe nga kjo mua më vjen shumë mirë, sepse është lehtësisht e pikturueshme Tirana jashtë saj, por brenda saj në ato pikturat që themi ne urbane, kishte vështirësi. Ndërkohë që kemi elemente të cilat spikaten dhe sinqerisht dua ta përgëzoj kryetarin e bashkisë, sepse është një nga kuratorët më të mirë që kemi dhe dua t’i fal një penel të personalizuar me emrin tim, i cili sot është në tregun e gjithë botës, sepse ju jam i bindur, jeni një detajist i jashtëzakonshëm dhe si detajist, do ta perfeksionin këtë vend, Tiranën dhe gjithçka”, tha Haliti.

Top Channel