Italia vazhdon t’i ashpërsoje masat anti- covid në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes që me stinën e ftohtë, duhet se po i qëndron parashikimeve duke marrë hov sërish.

Autoritet po diskutojnë nëse nga 21 tetori, do të shmangen grumbullimet ne rrugë e sheshe. Në natyrë mund të qëndrohet vetëm ulur në tavolina e në distancë. Në mënyrë të vecantë do t`i kushtohet vëmendje sic thuhet dinamikës familjare, pasi sipas zyrtarëve vendas të shëndetësisë, është vënë re se pikërisht këtu po ndodh një pjesë e madhe e infektimeve. Pas orës 12 të natës, baret e restorantet do të mbyllen dhe duke nisur nga ora 10 e darkës, do të ndalohet shitja e alkoolit.

Festimet nuk do të lejohen as në vende publike, e as në shtëpi, një masë që sic thotë shtypi vendas, cudit shumë vëzhgues sepse ndikon drejtpërdrejtë në jetën private të qytetarëve. Kjo është arsyeja përse kryeministri Giuseppe Conte do ta diskutojë përsëri me guvernatorët nëse do të zgjedhin ta ndjekin përfundimisht këtë lloj linje, apo do të bëjnë ndryshime. Është vendosur sakaq që një tampon negativ pas 10 ditësh izolimi do të mjaftojë për ta shpallur dikë të shëruar nga Covid 19.

Top Channel