Dy netë radhazi në festa, me karaoke dhe alkool, ja përse Everton la jashtë skuadre futbollistin ‘problematik’ Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore një ditë pas ndeshjes me Kazakistanin.
Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja të gjithë lojtarët që nuk u aktivizuan zbritën në fushën e blertë.
Ndërsa lojtarët që ishin titullarë ndaj Kazakistanit nuk morën pjesë në këtë seancë, që u zhvillua në qendrën stërvitore të klubit kazak FC Kairat.
Stërvitja zgjati rreth një orë dhe lojtarët u impenjuan vetëm në ushtrime me topin, pa ngarkesa fizike.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk ka probleme për fizike me përjashtim të Amir Abrashit, i cili pësoi një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes të së dielës dhe u zëvendësua.
Mesfushori është nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe mbetet ende në dyshim për duelin e radhës ndaj Lituanisë. Vendimi do të merret në stërvitjen zyrtare pas duelit të së mërkurës.
Top Channel