Bilanci i COVID19

Tiranë- 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 171 janë prekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

85 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-in me duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.

Ministria e Shëndetësisë ka kujtuar të gjithë qytetarët se duke nisur nga data 15 tetor do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.  Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëe prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, këshillon ministria.

COVID-19 – Statistika (12 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                        171

Të shëruar ne 24 orë                     85

Humbje jete në 24 orë                 4

Testime ditore                            952

 

Testime totale                        99,598

Raste pozitive                        15570

Raste të shëruara   9585

Raste Aktive                              5561

Humbje jete                              424

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      2855

Durrës      593

Shkodër   414

Korçë       291

Lezhë        273

Elbasan    231

Fier          264

Vlorë       199

Kukës        153

Berat        145

Dibër       82

Gjirokastër   61

Top Channel