Protestë për tokat/ Banorët e Nivicës: E fituam me ligjin 7501

12/10/2020 15:37

Banorët e Nivicës kanë vijuar të protestojnë ndaj institucioneve publike që sipas tyre mbajnë peng për gati tri dekada pronën e kthyer me ligjin 7501 në gjirin e Kakomesë.

Këtë herë banorët e Nivicës protestuan para prokurorisë së Sarandës duke e akuzuar atë për mosveprime në lidhje me kallëzimet e kryera për zaptimin e një sipërfaqeje toke prej 110 ha, territor që përfshin edhe 20,5 ha që 1005 banorë e kanë përfituar me ligjin 7501 dhe që ju është njohur nga shkalla më e lartë e gjyqësorit.

Banorët pretendojnë se në mënyrë të qëllimshme ASHK Sarandë nuk ju ka dhënë certifikatat e pronësisë ndërsa kallëzimi për rastin në fjalë nuk ka asnjë progres.

Në total banorët e Nivicës zotërojnë AMTP për rreth 464 ha tokë por ende asnjë banor nuk ka dokumenta pronësie. Komuniteti i Nivicës përfaqëson një rast unik të përpjekjeve për të regjistruar pasurinë përfshi këtu dhjetëra seanca gjyqësore, protesta dhe sorrollatje nga një institucion në tjetrin.

Top Channel