Karantinimi vonoi rindërtimin/ Rama në Fushë Krujë: Shpejt nis puna për ndërtimin e shtëpive

12/10/2020 15:31

Kryeministri Edi Rama inspektoi në Fushë Krujë përmbylljen e fazës së ndërtimit të infrastrukturës lidhëse dhe nisjen e ndërtimit të banesave individuale të familjeve të mbetura pa shtëpi nga tërmeti 26 Nëntorit.

Në këtë hapësirë do të ngrihen, 128 shtëpi individuale të formatit 1+1, 2+1 dhe 3+1, ndërsa sipas drejtuesit të punimeve, në harkun kohor të dy javëve do të jenë gati edhe projektet finale për pallatet e kësaj zone.

“Pësuam një vonesë jashtë vullnetit tonë me ndalimin komplet nga karantina e përgjithshme. E dimë tashti që në këto kushte vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet bërë dhe do ta bëjmë sepse nuk duhet të vonohemi më tutje për asnjë shkak sa të kemi mundësi”.

Kryeministri foli edhe për planin e rindërtimit në Durrës.

“Faktikisht tanimë Durrësin jemi afër ju filloni me sa di unë….po ndërkohë do të filloj ajo masivja me fondin e Emirateve”.

Top Channel