Një viktimë dhe 68 raste të reja me koronavirus në Kosovë

12/10/2020 15:52

Në Kosovë u konfirmuan 68 raste të tjera me koronavirus dhe një viktimë gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se infektimet e reja rezultuan nga testimi i 702 kampionëve. Të shëruarit këtë hera janë më pak se rastet e reja, 33. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në gati 16,250.

648 janë personat që e kanë humbur betejën me sëmundjen. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 869 shkelje të masës për mbrojtjen e fytyrës. Rritja e rasteve ne vend ka shtyrë ministrinë e shëndetësisë të punojë për riorganizimin e spitaleve dhe personelit mjekësor, me qëllimin të përballet rritja e mundshme e numrit të pacientëve në këtë periudhë.

Top Channel