“Ligji i Pasqyrës”/ Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve duhet të ketë përgjegjësin dhe koston e vet 12/09 14:16
Kreu i PD-së Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme ka theksuar se qeveria e tanishme me në krye Edi Ramën po i jep një goditje të madhe integrimit në Bashkimin Europian.
Ai ka theksuar se kryeministri nuk i fut shqiptarët në llogaritë e tij, por parësor ka vetëm interesat personale.
“Po i jep një goditje integrimit në BE shqiptarëve dhe po mbush xhepat nga një grusht hajdutësh. Por nuk ka për t’ia dale që të mbyllë dyert e Europës edhe pse ai i ka bërë llogaritë pa shqiptarët”, theksoi Basha.
Top Channel